Çka është në të vërtetë politika dhe politikani

22. 01. 2024

Politika është një proces i marrjes së vendimeve që lidhen me qështjet publike dhe i përfshinë aktivitetet e organizatave dhe individëve që ndikojnë në mënyrën se si funksionon një shoqëri, qoftë për të mirë apo për të keq. Ajo përfshinë gjithahtu menagjimin e burimeve dhe mardhënjet ndërmjet grupeve të ndryshme si dhe ndarjet e pushtetit. Ndërsa Politika shqiptare, une menoj se, andej e këtej kufijëve, pak apo aspak i ka për objektë këto qështje organizative e menagjuse, sepse në objektivin e saj mbizotron korrupcioni, nepotizmi, dhe krimi i organizur politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik dhe jo ndarje e pushtetit në mënyrë të barabart, sipas aftësive e zotësive profesionale të atyre që merren me politikë!

Nga ana tjetër politikani, është një individ që merr pjesë në politikë si antar i një partie politike dhe ka për qëllim të përfaqësoi interesat e qytetarëve dhe të kontribuaojë në procesin e vendimarrjes. Politikanët punojnë për të zhvilluar politika, ligje dhe programe që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në shoqëri. Ndërsa qëllimi i politikanit shqiptar nuk përfaqëson interesat e qytetarëve që i kanë votuar. Ai nuk kontribon në procesin e vendimarrjeve të ndryshme mëse të duhura, nuk punon për të zhvilluar politika të ndryhme, ligje dhe programe që ndihmojnë zhvillimin e një shoqëria. Politikanët shqiptar përlahen, fyhen rrihen mes veti duke e akuzuar njëri tjetrin për vepra të kqia, edhe pse vetë janë të zhytur e të mbytur në ato veprime të mbrapshta.

Politikanët e vërtetë ndikojnë për të mirë në jetën e përditshme në mënyra të ndryshme. Ata krijojnë dhe miratojnë ligje që rregullojnë shumë aspekte të jetës sonë, si arsimi, shëndetësia, ekonomia, drejtësia dhe siguria politike. Këto ligje mund të kenë ndikim të drejtëpërdejtë në cilësinë e jetës sonë, duke përcaktuar standartet dhe rregullat që duhet ti ndjekim. Ndërsa politiknët shqiptar, jo që ndikojnë për të mirë, por edhe atë të mirë që e posedojmë e pëvetësojnë për interest të vet të ngushta grupore, familjare dhe partiake. Politikanët e vërteë vendosin për buxhetin e shtetit, që ndihmon në financimin e shërbimeve publike, si në infrastrukturë, transpor e shëndetësi, duke ndikuar pozitivisht tek ne, se si ti qasemi këtyre shërbimeve në cilësinë e tyre. Politikanët shqiptar më shumë vendosin, se si ta keqpërdorin këtë bugjet për interesa të veta përsonal, familjare dhe partiake, se sa në interes të përgjithshëm kombtar.

Së fundmi politikanët e vërtetë, formojnë politikën e jashtme që ndikon në përmiërsimin e mardhënjeve me ndërkombtarët dhe sigurimin e vendit përmes ndihmës së tyre, për të stabilizuar zhvillimin ekonomik dhe politik, që sjell një ndikim efektiv në jetën tonë të përitshme. Ndërsa politikanët tanë shqiptar, mendojnë se përmirsohen mardhënjet me shtetet e jashtme duke qitë në treg pjesë të atëdheut, duke u siguruar teritor ekstra kishave orrtodokse serbe të pushtuara nga ana e Serbia, duke u dhënë autonomi bandave serbe në veri të Kosovës, përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe, si kancer mes shteti të Kosovës,, duke nënshkruar marrveshje mes demarkacionit me Malin e zi, ku i humbi Kosova mbë 8200 hektar tokë, po kështu na ndodhi me maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 mij hektar toka e sa e sa marifetllyqe tjera në dëm të Kosovës, shtetit dhe në dëm të popullatës shqiptar shumicë mbi 90% të sajë.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje