Çdo gje qe e bejme ne jete duhet logaritur pasojat dhe leverdite
Ata qe e fillojne veprimtarine e vete duke i menduar mire pasojat dhe leverdite qe dalin nga ajo qe bejne gjate jetes, jane njerz te ndergjegjshem, vizionar, modest, te dashur dhe te suksesshem gjate jetes. Po se menduam mire ate qe e bejme, pasojat jane më te medha se sa leverdite dhe deshmojme gjate jetes se nuk jemi te ndergjegjshem, vizionar, modest, te dashur e as te suksesshem.
Do te ndjehemi krenar e jo te turperuar para vetes e para tjereve, kure veprimet tona jane te ndergjegjshme, te matura, vizionare, te leverdishme e me virtyte njerezore duke shperndare respekt, dashuri, mirkuptim, tolerance, altruizem, guxim, vullnet, atdhedashuri, humanizem dhe besnikeri ne rolin e prindit, bashkeshortit, vellajt, motres, nipit, meses, xhaxhajt, kusherinit, mikut, shokut, qytetarit dhe ne rolin e nje intelektuali, profesionisti, politikani apo kleriku fetar.
Per ta bere kete sa me njerezisht e maksimalishte eshte e domosdoshme ta mendojme fundin e jetes, para se te fillojme te ndermarrim ndonje veprimtari te caktuar. Nese kete e bejm nuk do te koritemi duke vrapuar verberisht e marrezisht pas intersave tona personale e te pa ngopura, sepse asgje nuk do te marrim me veti pos ndergjegjes sone.
Si perfundim po i citoi fjalet e Xhozef Edisonit ne momentin kur i ka vizituar varrezat e qytetit i cili thonte: “Kur veshtroi varrezat e fisnikeve, çdo emocion i lakmise vdes tek une; kur lexoi epitafet e bukura, çdo deshire e tepruar largohet; kur shohe pikllimin e prinderve mbi nje gure varri, zemra ime tretet me dhemshuri; kur shikoj varrin e prinderve, mendoi kotesine e pikllimit te tyre; kur shikoj mbreterit qe prehen ne varreza se bashku me ata qe i rrezuan, me shkon mendja se sa kote u perpoqen dhe sa kote u munduan; kur shikoj varret e njerezve te shejte te cilet aqe shume e perqane boten me grindjet dhe konfliktet e tyre, une me pikllim e perjetoi ndjenjen e habise dhe trishtimit ndaj perleshjeve, perqarjeve dhe debateve te njerezimit…“ e keshtu vazhdon citati.
Lexuesi im i dashur, çdo gje qe e bejme ne jete, nese nuk dojme te koritemi e te turperohemi para botes e para vetit, duhet punuar sikur nuk do te vdesim kurr, por edhe te mendojme fundin e jetes, se nuk do te marrim asgje me veti, pos nderin apo turpin tone!
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!