Ashtu si sillemi me njerezit, sillen me ne ata
Sa shume fitojme ne jete nese njerezve u dhurojme respkekt, mirekuptim, solidarizim, shoqeri dhe dashuri. Me te vertete duke ua bere sado pak jeten e lumtur atyre qe komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme me ta, po ashtu e bejme te lumtur edhe jeten tone personale.
Per te fituar sa me shume shoke, miqe e dashamire ne mesin e njerezve, duhet treguar atyre se per ta ndjejme diqka dhe sinqerisht interesohemi per problemet dhe hallet e tyre jetesore, qe edhe ata te ndjejne diçka per neve dhe te interesohen sa do pak per problemet dhe hallet tona.
Do te ishte gabim i madh kur komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme se bashku me njerezit, t`i detyrojme ata te interesohen vetem per problemet dhe shqetesimet tona, kurse ne, mos te interesohemi fare per problemet dhe hallet e tyre.
Kjo menyre e sjelljes me njerez, ma shume i largon ata prej nesh se sa i ofron, sepse askush nuk interesohet me shume per problemet dhe hallet e tjereve, se sa qe interesohet per problemet dhe hallet e veta. Kete dukuri duhet t´a kemi parasysh gjithe here kur komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me njerezit, nese nuk dojme te shkaktojme iritim para tyre dhe nese nuk dojme ti humbim te afermit tane, familjaret, farefisin, miqte dhe dashamiret e sinqerte.
Nga sjelljet dhe veprimet e tilla te njerezve, rrjedhin te gjitha te keqijat e medha njerezore. Duhet t´a njohim mire natyren e njeriut, qe te na mundesohet te interesohemi sinqerisht per ata, per te afermit tane dhe per secilin qe komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me ta, duke dhene qdo gje nga vetja, qe sado pak t´i ndihmojme e ti perkrahim ata.
Sa ma shume qe interesohemi per tjeret, aqe ma shume tjeret interesohen per ne dhe sukseset jane me doemos evidente, duke rezultuar jete ma e lumtur dhe autoritet ma i madh mes tjereve, miqeve, farefisit dhe familjareve.
Natyra e njeriut eshte e tille, kur tjeret tregojne interesim per te, ai tregon ne te shumten e rasteve interesim per tjeret. Lexusi im i dashur, ashtu si sillemi me tjeret, tjeret sillen me ne. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!