Ne mesin tone kombetare dita dites po devalvohen vlerat

Po devalvohen dita dites vlerat me rendesi jetike ne mesin tone kombetar e shtetnor, duke u zavendesuar me antivlera. Sote gjithnje e me shume po zen vende perulja, lajkat, dinakria dhe amoraliteti, duke i zbehe vlerat e larta njerezore. Tradhtia, korrupciopni, hajnia uzurpimet e pasurise shoqerore, perfitimet e pandershme po perligjen duke shkele mbi rregulla ligjore. Nderit, dinjitetit, barazise, humanitetit, respektit, mirekuptimit, tolerances, solidaritetit dhe bashkpunimit mes nesh iu ka zene fryma tersisht. Dhunimi dhe trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, po konsiderohen si biznes modern. Papunesia, pa dituria, pa edukata, po konsiderohen angazhime te vogla e fitore te medha. Kercnimet, shantazhet dhe vrasjet, po konsiderohen si qerim hesapesh ne mes rivalesh e konkurentesh. Rritja e qmimeve dhe humbja e cilesise se mallit, eshte bere mode e perfitimeve. Fejesat, martesat gjithnje e me shume po behen per intersa e leverdi ekonomike, se sa per dashuri e mirkuptim ne mes partnereve. Gjithnje e me shume po rriten rastet e bashkejeteses se sa marteses e krijimit te familjes se shendosh, me kompetenca te barabarta e pergjegjesi te dyanshme.Nuk punohen tokat tona dhe lehen djerre, po zbrazet vendi qe te kerkohet nje pune me e lehte e me profitabile neper bote. Nuk zhvillohet bujqesia, blegtoria, bletaria, shpeztaria, por keto produkte i blejme dy fish ma shtrejte nga fqinjet tane pushtues.Arkitektura, ndertimtaria iu ka neneshtruar tersisht anarkise dhe ndertimit plan e pa plan.leje e pa leje. Administrata shtenore dhe ajo private eshte komercializuar dhe koruptuar tej mase. Shendetesia eshte mbush me kasap, qe te rjepin per se gjalli per pare. Policia dhe gjykatat e shkelin ligjin, sipas ajameve te tyre dhe liderve ne ballet e shtetit dhe partive politike. Kleriket neper institucionet fetare, ne vend qe ti luten e ti falenderohen Zotit, ata fusin perqarje, urrejtje, fyerje dhe perbuzje ne mesin tone kombetar, permes ligjeratave te tyre neper meset e ndryshme publike. Arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar, dita dites po e humb cilesine dhe po shendrrohet ne biznes dhe ne perfitime grupore e individuale, duke shitur tituj e diplama, sikur ne treg te plaqkave.Mjetet e informacionit jane politizuar tej mase dhe gazetaret e tyre po u kendojne vetem oborreve mbreterore e partive ne pushtet. Politikanet gjithnje e me shume po bijne nen ndikimin e substances droguese politike, per ta mbajte karriken me cdo kusht dhe per te bere luft frontale kunder interesave te perbashkta shoqerore e kombetare ne favor te interesave te tyre personale, familjare e grupacineve politike.
Lexuesi im i dashur, pa u luftuar keto antivlera te shumta dhe smundje te medha shoqerore, politike, fetare e shtetnore, nuk ka mundesi te merr rruge te mbar zhvillimi dhe perparimi shoqeror, shtetnor, kombetar dhe ai individual e familjar. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje