Sa besojme ne vlerat tona intelektuale, profesionale,emocionale dhe sociale, per aqe edhe arrijme
Kerkesat qe dalin gjate jetes, ne jemi pergjegjes kryesore per to. Per aqe sa jemi pergjegjes dhe kembngules ti realizojme kerkesat, deshirat dhe synimet tona, aq edhe i realizojme ato.
Besimi ose mosbesimi ne vlerat tona intelektuale,profesionale, emocionale, sociale dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, jane shkaktare qe te realizohen apo mos te realizohen kerkesat, deshirat, synimet e qellimet tona. Duhet te kemi kujdes te shtuar se qfare po mendojme, po kerkojme, po deshirojme, e çka po synojme gjate jetes, sepse ashtu sipas tyre e ndertojme te te tashmen dhe te ardhmen tone personale, profesionale, familjare e kombetare. Kush ka kujdes te shtuar ne mendimet, kerkesat, deshirat dhe synimet e veta , po ashtu me kujdes dhe me vizion te kjarte do ta ndertoi te tashmen e te ardhmen e tij.
Sa shume luftojme dhe perpelitemi perplot vuajtje me skemat e demshme te mendimeve tona negative qe na sjellin dhembje duke kritikuar, fajesuar, urrejtur, xhelozuar, hidheruar, zemeruar, frikesuar dhe inatosur me tjeret , besa edhe me vetveten per mos sukseset tona personale.
Nese te gjitha keto tendosje e shqetesime emocionale jane shkaktuar nga mendimet tona personale negative, te ndikuara edhe nga mendimet negative te tjereve per ne, duhet zevendesuar sa ma pare mendimet tona te errata, negative dhe shkurtpamese te cilat shkaktojne tendosje e shqetesime, me mendime pozitive, largpamese dhe te ndritshme per veteveten, per tjeret dhe per te ardhmen tone ne pergjithesi.
Per ta bere kete, eshte e nevojshme me pare te lirohemi nga e kaluara e hidhur dhe t`ua falim te gjitheve gabimet e bera ndaj neshe, e t`u kerkojme falje te gjitheve per gabimet tona ndaj tyre.
T´i falim gabimet e tjereve qe i kane bere ndaj nesh dhe t´u kerkojme falje per gabimet tona ndaj tyre, e marrim ne duar qelesin e ndryshimeve ma pozitive ne jete. Kur eshte fjala te faljet e kerkim faljet, duhet patur vemendje te shtuar e vigjilence, se kujt po i kerkojme falje, ae meriton ai faljen tone dhe ne, ae meritojme faljen e tije. Ke po e falim, e kush po na kerkon falje!?
Lexusi im i dashur, te kerkosh falje nga tjeret per gabimet tuaja pa dashje, ti falish tjeret po ashtu per gabimet e tyre pa dashje apo pa dije, nuk eshte ligesi por perkundrazi eshte menquri, largpamesi dhe njerezishmeri. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!