Apo reformohet apo jo shkolla shqipe dhe arsimi ynë kombtar
22. 01. 20 16- ripostim
Nëse me reformë nënkuptohet zavendësimi i procesëve të vjetruara edukativo-mësimore me proce të reja që i përgjigjën kohës e interesave të nxënësve dhe studentëve shqiptar të këtij vëndi, po dyshoi se shkolla dhe arsimi ynë kombtar po ecin knaqshëm drejtë reformimit real e objektiv? Për ta mbështetë dyshimin tim personal profesinal, do ta ngacmoi vëmendjën e opinjonit dashamirës të shkollës shqipe dhe arsimit tonë kombëtar, përmes disa pyetjëve që vejnë në pah dyshimin tim, se sa po reformohet dhe apo reformohet shkolla dhe arsimi ynë ?!.
A është larguar apo jo nga sistemi i vjetër edukativo-arsimor shkolla e arsimi ynë kombtar dhe sa janë larguar? Sa është pais shkolla me mjete të duhura bashkohore mësimore dhe sa po i përdor ato apo nuk ka mjaftushëm ti perdor fare? Apo përdoren apo jo format, metodat dhe teknikat e reja e të avancuara, në organizimin e procesit mësimor, a mos po i fasadojmë ato me një shkums, e një shpuzë pran tabelës së mësimit? A janë dhe sa janë të përshtatura përmbajtjet mësimore- edukative dhe sa po bëjmë përpjekje që ato përmbajtje përmes njësive mësimore tua përshtatim moshës, kapacitetit e interesave të nxënësve dhe studentëve tanë sipas llojit të shkollimit, që të motivohen e të aftësohen dhe të përgatitën për një jetë më të mirë, më të begatëshme, me të lumtur dhe të jenë konkurent në tregun bashkohor?
Sa janë tejkaluar mardhënjet hierarkike mes nxënësit e mësimdhanësit, për ta larguar moralin hipokrit dhe pozitën nënshtruese të nxënësit në mësim? Sa është larguar shkolla dhe arsimi ynë kombëtar nga skematizimi dhe dogmatizimi i mendimëve të të rinjëve tanë, që të krijohet atmosfera dhe bindjet e tyre se “Unë po mësoj” e nuk po më “Mesojne tjeret”? Sa ka krijuar reformimi kushte pedagogjiko-psikologjike dhe didaktiko-metodike, që nxënësi dhe studenti ynë të jet jo vetëm aktiv në punën mësimore, por të kontriboi maksimalisht edhe për zhvillimin e vetë sipas kërkesave të kohës dhe nevojave përsonale të tij që të jet konkurent në tregun e punës?
Sa ka ndryshuar funksioni i mësimdhënësit që të jet më pak “enciklopedi që ecën” apo “libër që flet” e më shumë strateg, hulumtues, programer, diagnostifikues dhe terapeut pedagogjik e psikologjik, organizator i punës, këshillues dhe edukator i gjeneratave të reja? Sa e ka tejkaluar vërbalizmin dhe formalizmin në mësimdhënje shkolla dhe mësimdhënësi ynë, sa është e lidhur ajo me jetën shoqërore, me jetën e nxënesve dhe studntëve tanë, sa janë krijuar kushte që ajo ti orientoi profesionalisht nxënësit në shkollimin e mëtutjeshëm, sipas aftësive që i posedojnë ata?
Trajnimi i mësimdhënësve pat apo nuk pat sukses në mësimdhënje e në mësimnxënje të refurmuar, pat apo nuk pat sukses në përdorimin e teknikave, formave dhe metodave të reformuara gjatë procesit organizativ të mësimdhënjes e mësimnxënjes? Pat apo nuk pat sukses përdorimi i formave, teknikave dhe metodave të reformuara gjatë notimit, cilësimit e testimit të nxënësve dhe studentëve tanë? Sa janë reformuar planprogramet apo korikulat e Kosovës dhe tekstet e literature mësimore, mjetet dhe kabinetet shkollore sipas lëndëve mësimore
Sa është reformuar mënyra e bashkpunimit të shkollës me familjet e nxënësve, bashkpunimi i arsimtarit me nxënësin, bashkpunimi i arsimtarëve mes veti, bashkpunimi i drejtorisë së shkollës me kshillin e arsimtarëve, me kshillin e nxënësve, me këshillin e shkollës, me këshillin e prindërve dhe me stafin pedagogjiko-psikologjik të shkollës dhe shumë e shumë pyetje tjera kam për ti bërë rreth procesit organizativ të punës në shkollë e jashtë sajë, por per momentin po mjaftohem me kaqe pyetje.
Lexuesi im i dashur, eja vete në njëfar perfundimi se apo reformohet shkolla shqipe dhe arsimi ynë kombetare apo jo?!
Nëse po reformohet mjaftushëm, pse në testin ndërkombtar PISA, nxënësit tanë po ngelin?! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!