Fantazia është motër e ngusht e imagjinatës
14. 04. 2025
Fantazia jonë është aftësi krijuse për të përfytyruar diçka, është zotësi për të zbuluar ose për të shpikur diçka të re, në bazë të përvojës dhe njohurive që i kemi. Pra Fantazia është vërtetë motër e ngusht dhe e fuqishme e Imagjinatës krijuse.
Fantazia tek dikush është e fuqishme dhe e zjarrtë, tek dikush tjetër, është më pak e fuqishme dhe më pak e zjarrtë, Aftësia, zotësia, fuqia dhe zjarri ndriques i saj varet nga ne, se sa e si i zhvillojmë, i ngrisim, i përsosim dhe i përforcojmë ato.
Shumë gjëra fantastike që depërtojnë përmes fantazisë sonë, qofshin ato të mira apo të kqija, nuk janë realitet për kohën, por mund të bëhen realitet për të ardhmen. Populli ka thënë, ” mos e ndjellë të keqën, sepse ajo të vie”. “Çfar të ndjellish, me kohën të vije”. “Andaj ndjell të mira dhe puno, ti arrish ato”.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!