Kush e furnizon me lëndën e parë ushqyse mendjen
11. 04. 2025
Mendja gjendët brënda kokës sonë në hapsirën gjeografike të cipës së trurit. Po mos të ishin furnizuesit e saj, do ti mungoi lënda e parë, patë cilën ajo nuk mund ta zhvilloj potencialin dhe aftësitë e veta e nuk mund ta shpreh në jetë, për veti e për tjerët atë potencial që e ka në dispozicion për zhvillim.
Furnizuesit e mendjës me lëndën e parë ushqyse janë shqisa e të pamurit, shqisa e të dëgjuarit, shqisa e nuhatjes, shqisa e shijimit dhe shqisa e lëkurës. Këto shqisa e furnizojnë mendjen me lëndën e parë e cila gjendet në boten e jashtme që na rrethon.
Forma, madhësia, gjyra, pozita, largësia e pozicioni i trupave të ndryshëm që na rrethojnë, janë lëndë e parë ushqyse që shkojnë tek mendja, përmes dritarës së të pamurit, si lëndë e parë e cila duhet të përpunohet në qendrën optike të kësaj dritare që gjendët diku në cipën trunore. Aty përpunohet lënda dhe shndërrohet në informacion të plotë të trupave të ndryhëm që janë në fokus të saj.
Zërat e ndryshëm, timbri dhe gjyre e tij, shushurima e forma tjera që lëshojnë zë, tingull apo brimë dhe biseda komunikuse, janë lëndë e parë që shkojnë përmes veshit tek qendra akustike, e vendosur në cipën e trurit, ku përpunohet lënda e saj dhe kthehet në informacion që e pasuron mendjen në fushën e akustikës.
E njëjta gjë vlenë edhe për shqisën e të nuhaturit, të shijuarit dhe shqisën e të prekurit. Ernat e ndryhme të këndëshme e të pakëndëshme, barten në qendren olfaktive përmes hundës si dritare furnizus e ernave, përpunohen në këtë qendër dhe kthehen në informacion. Shqisa e shijimit si dritare që bartë lëndën shijës në qendrën gustative të cipës së trurit, aty përpunohet lënda e parë dhe shëndrohet në informacion të llojit të shijes së ëmbël, idhtë, tharbt dhe njelmtë.
Shqisa e të prekurit lëkura, bartë lëndën e parë në qendrën mekanike të cipës së trurit, ku përpunohet lënda e parë dhe shndërrohet në informacion për gjendjen e ngurt, lëngët, gazt,gjendjen e shkriftë dhe temperaturën e tyre që e posedojnë.
Shprehur shkurt, shqisat në fjalë e furnizojnë me lëndën e parë mendjen tonë e cila i përpunon të gjitha llojet përbërës të lëndëve ushqyse të saj dhe i shndërron ato në informacion, i cili na shërben për orientim gjatë jetës.
Kemi dhe shqisat e botës së brendëshme, që e furnizojnë me lëndën e parë të botës sonë të brendëshme. Për këtë do të flasim herave tjera.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!