Nuk duhet të mashtrohet populli nga ata politikanë që e kanë mashtruar për dy dekada me radhë, sa ishin në pushtet

29. 01. 2025

Nuk mbrohet Kosova, Shteti as populli i saj me politikan të korruptuar, nepotist, me organizator të krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik. Nuk mbrohet Kosova, Shteti as populli i saj, me politikan që e kan kap shtetin, gjykatat, prokurorit, policinë dhe ushtrinë tonë. Do të ishte fatkeqësi për Kosovën, për Shtetin dhe për popullin e saj, që ua besojnë prap voton atyre që u dëshmuan për dy dekada me radhë, sa të korruptuar, sa nepotist e sa organizator të krimit në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe drejtësi ishin!

Mashtruesit, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët, organizatorët e krimit dhe tradhtarët e Atdheut, kanë shprehi, shkathtësi dhe zotësi të mëdha, të maskohen pas artit të fjalëve të bukura, premtimeve të mëdha e demagogjike, derisa të vijnë në pushtet. Pasi ta marrin pushtetin, ata nuk i vretë ndërgjegjëja fare, për atë që i kanë premtuar popullit gjatë fushatës zgjedhore. Afër tri dekada po bëhen, që është ngop poppulli shqiptar andej e këtej kufijëve me premtime, gënjeshtra e mashtrime të njëjta boshe.

Për këtë që po e them përmes shkrimit tim, se qfarë bënën politikanët tanë për afër tri dekada me radhë, po fletë kjartë e me fakte, mjerimi që e ka përfshirë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, drejtësinë, shqiptarët në përgjithësi dhe të dya shtetet e tyre në Ballkan, falë zhvatjes, korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar, kapjes së shtetit, gjykatave, prokurorrive dhe tradhtisë që ia bënë atdheut tonë shqiptar, politikanët anti kombtar, duke u mbështetur rrejshëm e të maskuar në emër të miqëve tanë ndërkombtar Amerikan dhe Europian.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje