Kalimi prej inxhinierisë kompjuterike në inxhinierinë e vetëdijës është një proces që kërkon kuptim të thellë të të dya fushave

08. 12. 2024

Inxhinieria kompjuterike merret me ndërtimin dhe zhvillimin e sistemeve kompjuterike, duke përfshirë edhe harduerin dhe softuerin kompjuterik. Ndërsa inxhinieria e vetëdijës fokusohet në krijimin e sistemeve që mund të simulojnë më mirë e më thellë proceset e mendimit dhe kuptimit të njeriut.

Për të kaluar sa më mirë, sa më sakt e sa më thellë në inxhinierinë e vetëdijës, është mëse e rëndësishme të kemi njohuri të mjaftushme në fushën e inteligjincës artificiale, në fushën e mësimit të makinerisë, në fushën e psikologjisë kognitive, në fushën e algoritmeve apo strukturën e të dhënave dhe në fushën e terorive të informacionit, të cilat ndihmojnë në kuptimin e mënyrave, se si mund të krijohen sisteme që emitojnë proceset mendore të njeriut.

Përveq që ndihmojnë në kuptimin e mënyrave, se si mund të krijohen sisteme që emitojnë proceset mendore të njeriut, na ndihmojnë të kemi përvojë në projekte të lidhura me inteligjencën artificiale, si dhe të jemi në kontakt me kërkime të fundit në këtë fushë, për të kuptuar më thellë e më mirë sfidat dhe mundësitë që i ofron inxhinieria e vetëdijës.

Sa më të kompletuar të jemi në fushën e inxhenierisë kompjuterike dhe në fushën e inxhinierisë së vetëdijës, aq më i thellë bëhet bashkpunimi i ndërvar mes inteligjencës artificiale dhe inxhinieris së vetëdijës njerëzore. Mes këtij bashkpunimi, merret aq sa jepët dhe jepet aq sa merret. Rrugë tjetër nuk ka, sepse prishet ekuilibri mes këtij bashkpunimi.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje