Bota rreth nesh dhe të jetuarit në pejsazhin kulturor

29. 11. 2024

Në pjesën e parë të librit: ” Kodi i mendjes së jashtzakonshme”, autor Vishen Lakhiani, mësova për botën mes të cilës jetojmë, mësova mendimet, idetë, bindjet, besimet dhe modelet e sajë konfliktuoze e të rrëmujshme, si përpjekje që të mbahet njerëzimi i sigurtë dhe nën kontrollë, edhe pse shumë prej këtyre rregullave u ka kaluar afati i përdorimit, që sa e sa kohë.

Po ashtu në pjesën e parë të këtij libri, mësova bukur mirë, si t’i vëj në diskutim rregullat e botës me të cilat jemi të rrethuar, që nga disa rregulla fetare të cilat na përkasin, e deri tek disa mardhënje të pa përshtatshme mes familjarëve, farefisit, miqëve, disa rregullave profesionale, rregullave të karierës, regullave në shëndetësi, ekonomi, arsim, drejtësi e disa rregullave mes raporteve ndërnjerëzore.

Ajo që është edhe më e rëndësishmja në botën e pejsazhit tonë kulturor, mësova me vëmendje edhe përmbajtjen e ligjit të parë e ligjit të dytë, të cilët theksojnë dukshëm tejkalimin e rregullave të pejsathit kulturor dhe vënjën në diskutim të gjepurave të pejsazhit në fjalë, që gjenden në pjesën e parë të librit: ” Kodi i mendjes së jashtëzakonshme”.

Nga ligji i parë mësova mjaftë mirë, se: ” mendjet e jashtëzakonshme janë të afta për ta parë në detaje pejsazhin kulturor, po ashtu janë edhe në gjendje të zgjedhin në mënyrë selektive rregullat dhe kushtet që duhen ndjekur, kundrejtë atyre rregullave që duhet vënë në diskutim ose duhet shpërfillur nga përdorimi. Prandaj ato mendje priren të marrin rrugën më pak të shkelur dhe të sjellin risi në idenë, se çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë”.

Nga ligji i dytë, mësova: ” Se mendjet e jashtzakonshme i vëjnë në diskutim pa mëdyshje gjepurat kurë ato i ndjejnë se nuk përputhen me ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Ata kuptojnë fare mirë, se mënyra si funksionon bota i detyrohet kryesishtë verbërisë së njerëzve që ndjekin gjepura, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit prej kohësh”

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje