Konstatimi, se njerëzit e suksesshëm punojnë shumë, është gjepur e kulluar apo rregull e artë
10. 11. 2024
Sipas mendimit tim ata që punojnë shumë nuk mund të konsiderohen njerëz të suksesshëm. Njerëz të suksesshëm konsiderohen ata që e mbajnë në ekuilibër shëndetin e tyre fizik, biologjik, fiziologjik, psikik, emocional, intelektual, edukativ, moral, human, social, ekonomik dhe shëndetin e mirëfilltë kombtar, pa të cilët asnjë sukses nuk ka kurrfar kuptimi. Ata që e mbajnë në nivel të duhur dhe të ekuilibruar, edhe dëshirën, vullnetin, dashurinë, këmbngulësinë, mirëkomtimin sipas rëndësisë që i kanë këto vlera të përmendura më lartë, sëbashku me punën, mund të konsiderohen njerëz të jashtzakonshëm edhe të suksesshëm.
Vlerat në fjalë, janë të pandashme dhe të domosdoshme për ekzistencën tonë, si qenje të vetëdijshme shoqërore. Ekuilibri sa më i madh mes këtyre vlerave të pandashme, mundëson edhe arritjen e sukseseve të mëdha gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.
Nuk mund të konsiderohen njerëz të suksesshëm, as sesi, ata që e konsumojnë tërë kohen përmes punës, sepse ka nevojë dhe është e domosdoshme për secilin prej nesh, që të rifitohet energjia e humbur në punë përmes gjumit, pushimit, argtimit, shëtitjes në natyrë, komunikimit me njerëz, me antarët e ngushtë familjar, me shokë, miqë të dashur e dashamirë, që kemi nevojë të madhe të komunikojmë shpirtërishtë mes veti, që ti ngrisim e ti përforcojmë mardhënjet ndërpërsonale, pa të cilat mbesim të izoluar, aspak të suksesshëm dhe efektiv gjatë jetës.
Po se fituam ne, energjinë e humbur në punë përmes gjumit, pushimit, argtimit, shëtitjes në natyrë, komunikimit me njerëz, me antarët e ngushtë familjar, dhe me shokë, miqë e dashamirë, nuk na mbetet aspak forcë ta mbajmë në nivel të duhur, dëshirën, vullnetin, dashurinë dhe qëndrueshmërinë tonë, përmes të cilave mundësohet ruajtja e nivelit të ekuilibruar në mirëmbajtjen e shëndetit ekonomik, shëndetit fizik, biologjik, fiziologjik, psikik, emocional, intelektual, edukativ, social, human e shëndetit kombtar.
Për ti mbrojtur këto fusha shëndetësore, mirë e si duhet në ekuilibër të barabart, duhet ndarë kohën në mënyrë proporcionale sipas rëndësisë që kanë vlerat në fjalë, që ti mundësojmë vetit ta rrisim përqëndrimin e vëmendjes në mënyrë të barabart në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e këtyre fushave shëndetësore, pa të cilat nuk kemi mundësi të volitshme të arrijmë suksese të duhura gjatë jetës, për të jetuar më të lumtur e më të dinjitetshëm mes njerëzve.
Pa mirëmbajtjen e ekuilibruar të fushave të ndryshme shëndetësore dhe punës, kotë përpiqemi të arrijmë suksese, sepse pa këtë mirëmbajtje të ekuilibruar na mungon shumë energjia dhe forca, që e stimilojnë dëshirën, vullnetit, dashurinë dhe qëndrueshmërinë tonë, për ti arritë synimet, që ia kemi parashtruar vetit dhe ia parashtrojmë gjatë jetës.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!