Suksesi ynë varet, se sa e dojmë punën, diturinë dhe zhvillimin e shprehive e shkathtësive tona të përgjithshme e profesionale

06. 11. 2024

Elementet thelbësore që e sigurojnë suksesin tonë në punë, janë dituria, zhvillimi i shprehive dhe shkatësive tona të përgjithshme e profesionale, dëshira, vullneti, dashuria, përgatitja profesionale, planifikimi i punës me cilat mjete e me cilin material duhet kryer ajo, dhe parashikimi i kostos që i kushton punës, që duhet të kryhet. Edhe nëse punojmë e përpiqemi shumë, ta kryejmë një punë me sukses, përpjekjet tona do të jenë të kota, të mundimshme dhe të pa suksesshme, nese na mungojnë elementet thelbësore që i përmendëm më lartë, pa të cilat nuk sigurohet suksesi ynë i kënaqshëm në punë.

Nës kyqemi në një punë pa patur dëshirë, vullnet e dashuri për punën, kotë përpiqemi të arrijmë suksese të kënaqëshme, nëse nuk jemi edhe të përgatitur profesionalisht, emocionalisht, motivisht, vullnetshëm për ta kryer punën si duhet, sukseset nuk vijnë në shprehje, pos humbjet e shumta. Pos kësaj dukurie, humbjet pasojnë edhe nga mos përgatitja si duhet dhe me përkushtim e planit të punës, dhe mos parashikimi i kostos që kushton për ta kryer një punë të caktuar.

Edukatori Lorëns Pirsëll Xheks ka thënë: ” Një mjeshtër në artin e të jetuarit nuk bënë dallim të madh mes punës dhe lojës, mes mundit dhe kohës së lirë, mes mendjes dhe trupit të tij, mes edukimit dhe zbavitjes. Ai mezi e kupton se cila është e çfarë. Ai thjeshtë ndjek vizionin e vetë të përsosmërisë në çdo gjë që është duke bërë dhe i lë të tjerët të përcaktojnë, nëse është duke punuar ose duke luajtur. Vetës së tij gjithmon i duket se ai po i bënë të dya.

Nëse na pëlqen puna që e bëjmë, jeta duket shumë më e bukur, ndjehet më shumë si një sfidë, një mision apo një lojë. Inkurajoj të gjithë ta bëjnë punën që u pëlqen, ta bëjnë me dëshirë, vullnet e dashuri, nëse dëshirojnë të jenë njerzë të lumtur në jetë, të suksesshëm gjatë jetës, të dashur dhe të dinitetshëm mes njeëzve.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje