E ka thelluar shumë përqarjen mes shqiptarëve, përdorimi i rregullave të pejsazhit tonë kulturor që u ka kaluar koha

21. 10. 2024

Shumë thellë ka depërtuar përqarja mes shqiptarëve, duke i përdor rregullat e pejsazhit tonë kulturor, që u ka kaluar afati i përdorimit, dekada e shekuj më parë. Këto rregulla, në vëndë që të vihet në diskutim përdorimi i tyre, me afat të skaduar, ato ende po gjallërojnë natyrshëm në pejsazhin tonë kulturor, duke thelluar përqarjen mbi baza partiake, fetare dhe regjionale në mesin tonë shoqëror.

Sa e kobshme e sa e dëmshme për shqiptarët dhe për paraardhësit tanë Ilir ishte imponimi i dhunshëm e gjenocidal i politikave të krishterimit katolik e ortodoks dhe islamik! Edhe më i kobshëm u bë ky imponim, kurë kaloj në bindje e në përdorim praktik të jetës së shqiptarëve dhe paraardhësve tanë ilir, ku në thelb të kësaj bindje ishte urrejtja, hasmëria, përqarja e vëllavrasja.

A nuk është e kobshme edhe tani për ne shqiptarët të përdoret kjo bindje e rregullave të pejsazhit tonë kulturor, edhe pse u ka skaduar afati i përdorimit dekda e shekuj, të jetësohet dhe të matrializohet bindja fatale e ndarjes së martesave mes shqiptarëve mbi baza fetare, ku shqiptarët e besimit krishten katolik, martohen me vajzat e të njëtit besim fatar, jo edhe me vajzat shqiptare të besimit krishten ortodoks dhe me vajzat shqiptare të besimit islam musliman.

Kjo e keqe e madhe dhe fatale, njëjtë përdoret edhe në martesat e djemëve dhe vajzave shqiptare të besimit ortodoks dhe djemëve dhe vajzave shqiptare të bisimit islam musliman, në vënd që të ndodh e kundërta, sepse jemi një popull, kemi një gjak, një gjuhë, një kulturë , zakone të përbashkta dhe kemi një teritor të përbashkët të Gadishullit Ilirik.

Kjo përqarje u mboll mes nesh nga pushtuesit tanë, që të na bindin përmes kulaqit e kërbaqit, të na sundojnë më gjatë e më lehtë, si të përqarë mes veti mbi baza fetare, partiake e regjionale. Edhe pse kaluan 20 shekuj me radhë, kjo mortaj përqarëse mbi baza fetare, partiake e regjionale po vazdon me agresivitetin dhe arrogancen e vetë shkurtëpamese mes shqiptarëve, në vend që të ndodh e kundërta dhe e mbara mes nesh! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje