Kurë bën mirë, e mira do të të vijë, kur bënë keq, mos prit e mira të të prijë-N.F
28. 09. 2024
Urtësia e kësaj thënje nënkupton se veprimet tona mund të pasojnë me të mira apo me të kqija. Nëse bëjmë vepra të mira, do të hasim në gjëra të mira gjatë jetës sonë, nëse bëjmë gjëra të këqija, nuk pritet që të përjetojmë gjëra të mira. Kjo thënje e lartë përmendur thekson rëndësinë e veprimeve tona të mira dhe ligësinë e veprimëve tona të këqija.
Dallimi kryesor mes atyre që bëjnë vepra të mira dhe atyre që bëjnë vepra të këqij, është në pasojat dhe në ndikimin që këto veprime kanë, tek vetja jonë dhe tek tjerët, mes të cilëve jetojmë. Veprimet e mira që i bëjmë, shpesh sjellin lumturi, harmoni dhe ndihmë për ne si individ e familjar dhe për të tjerët, ndërsa veprimet e këqija shkaktojnë dëme, konflikte dhe mund të sjellin edhe pasoja të shumta negative mes nesh dhe mes rrethit ku jetojmë.
Për secilin individ dhe për shoqërinë në tërsi, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për veprimet tona dhe efektet që ato kanë në jetën e përditshme dhe në mjedisin që na rrethon. Mungesa e vetëdijsimit për dobitë dhe dëmet që i sjellin veprimet tona, për ne përsonalisht, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin në tërsi, sjell degradim, stagnim, izolim dhe shkatërim individual, familjar, shoqëror e kombtar. I juaj mëuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!