“Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar”, N.F

10. 09. 2024

Kjo thënje e urtë e autorit në fjalë thekëson rëndësinë e punës fizike për shëndetin e trupit dhe nevojën për zhvillim intelektual që mundëson mirëmbajtjen e shëndetit mendor dhe ekuilibrin e tij me fushat tjer të shëndetit. Kjo thënje sugjeron që për të ruajtur shëndetin fizik, është e rëndësishme të punohet dhe të aktivizohet trupi nëpërmjet punës dhe aktiviteteve tjera fizike.

Ndërsa për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të zhvilluar mendjen, është e nevojshme të mësojmë gjëra të reja, të ecim përpar në trend me kohën përmes njohurive tona dhe ta zhvillojmë sistematikisht shëndetin tonë fizik, intelektual, emocional, shpirtëror, moral, social, human, kulturor e kombtar, jo të presim gjendjen alarmante që pastaj të intervenojmë me medikamente për ta sanuar sado pak gjendjen a pakënaqshme në shëndetin tonë.

Kjo thënje nënvizon dukshëm lidhjen mes aktivitetit fizik dhe shëndetit të trupit, si dhe mes zhvillimit intelektual, emocional, shpirtëror dhe shëndetit mendor. Drejtëpeshimi mes këtyre fushave shëndetësore është mëse i domosdoshëm dhe kërkon një vëmendje të shtuar, sepse pa këtë drejtë peshim, është e pa mundur të ecim përprara në mënyrë efektive dhe të jetojmë denjësisht, siq i takon me të vërtetë qenjëve të vetëdijshme njerëzore.

Sa e si e kemi bërë realitet ne shqiptarët, mesazhin e kësaj thënje të urtë të poetit tonë Naim Frashëri, e cila na është drejtuar një shekull më parë…?

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje