22. 08. 2024

“Kur të jesh i zemëruar, mendja është e turbulluar, bëjë durim sa të kullohet, se njeriu pastaj pendohet”. N.F

Kurë jemi të zemruar vërtetë mendja jonë turbullohet dhe nuk mendon qartë. Durimi është i rëndësishëm në momente të tilla, që të presim derisa të na kaloi zemrimi e të na kthjellet mendja, sepse veprimet që i bëjmë nën presionin e zemrimit, pasojat mund të jenë të mëdha e të pariparueshme, të cilat na sjellin pendime të thella pastaj.

Pendimet pasojnë me çrregullime të mëdha emocionale, me ngritje të lartë të tensionit në gjak, me çrregullim të ritmeve në zemër, me stres kronik të pakontrolluar, me fobio të mëdha përmes frikërave të pa arsyeshme, të cilat kanë kosto të madhe për tu përmirësuar e për tu shëruar plotësisht.

Zemrimi vërtetë sjellë pasoja edhe në barazpeshën e shëndetit tonë fizik, intelektual, shpirtëror, emocional, moral, human, kombëtar e njerëzor. Sjellë pasoja edhe në nivelin e motivacionit përmes vullnetit, dëshirës, guximit dhe dashurisë së pamjaftushme mes njerëzve. Prish raportet ndërnjerëzore, duke sjellë përqarje, keqkuptime e hasmëri në familje, në shoqëri, në mardhënje me kolegët e punës dhe me njerëzit botës në përgjithësi.

Mos durimin, ne shqiptarët e kemi paguar shtrejtë gjatë jetës dhe po e paguajm edhe tani! Durimi dhe mendja e qetë e ndriqon çdo hapsirë të errtë në kokat tona. Mendja na sheron kurë nuk është e turbulluar, por edhe na smunë kurë ajo turbullohet. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje