Me tekste, literature e me mjete te vjetruara shkollore, nuk realizohen kerkesat bashkohore te reformes ne arsim
Reforma ne arsim nenkupton perdorimin e formave, metodave, teknikave, mjeteve, literatures dhe permbajtjeve te reja, e me te mira te mundeshme ne procesin edukativo-mesimor, hap pas hapi, qe i duhen arsimit tone kombetar dhe largimin nga skena perdorimit e atyre formave, metodave, teknikave, mjeteve, literatures e permbajtjeve mesimore qe jane ma pak efektive dhe, u ka kaluar koha per edukimin dhe arsimimin e gjeneratave tona te tanishme e te ardhshme.
Edhe pse jane bere e po behen perpjekje qe te futen planprograme te ndryshuara e te freskuara, duke u liruar nga e kaluara jo e dobishme, keto perpjekje jane bere e po behen kuturu, pa asnje hulumtim shkencor pedagogjik e psikologjik te gjendjes momentale te arsimit ne vende, hulumtimit e studimit te cilesise se teksteve mesimore shkollore, literatures, mjeteve mesimore, metodave, teknikave dhe metodave te mesimdhenjes e mesimnxenjes, cilesimit dhe notimit te nxenesve, niveli dhe menyra e bashkupunimit te shkolles me familjen, te arsimtarit me nxenesin, te arsimtareve mes vetie stafit mesimdhenes,stafit teknik me menagjusin e shkolles dhe organeve tjera profesionale ne shkolle, per te vrejtur shkencerisht se ku vertete eshte me se e domosdoshme te behen ndryshime, jane apo nuk jane mundesit ekonomike e kadrovike, ka apo nuk ka potencial shkencore qe vertete te hulumtohet gjendja e arsimit ne teren sa me objektivisht dhe te kuptohet se, ku do te arrijme me ato reforma ne arsim. Korikulat e ashtuquajtura te kosoves per arsimin parauniverzitar jane bere sa per sy e faqe, ma shume per te krijuar tollovi e pengesa mes mesuseve, nxenesve e menagjereve neper shkolla, per interesa personale e shperlarje parash, se sa te ofrohet nje udhezim didaktiko-metodik se, si duhet realizuar planprogramet e reja apo korikulat e ashtuquajtura mesimore te Kosoves.
Tani stafi mesimdhenes dhe nxenesit kane ra ne pike te hallit, duke u gjendur mes kerkesave korikulare, gjaja si kerkesa te reja dhe mes teksteve te vjetruara e te stervjetruar te lendeve te ndryshme mesimore, pa e permendur edhe mungesen e teksteve shkollore neper shum lende te ndryshme te arsimit te mesem e sidomos te atij profesional, po ashtu pa e permendur edhe mungesen e literatures, doracakeve, kabineteve dhe mjeteve mesimore,sipas kerkesave reformuse.
Nuk realizohen kerkesat e reja apo te reformuara te korikulave, me tekste e literature shkollore te vjetruar, me mungese te teksteve te shumta neper lende te ndryshme profesionale, me mungese te literatures, doracakeve udhezues, mjeteve dhe kabineteve mesimore, sa do qe po behen shperlarje parash, duke i trajnuar mesimdhenesit per perdorimin e formave, teknikave, metodave dhe mjeteve bashkohore ne procesin edukativo-mesimor, thua se ata mesimdhenes na paskan ardhe prej Afrike, pa i degjuar e kuptuar fare metodat, format, teknikat dhe mjetete mesimore, si pjese e pandashme e karieres se mesimdhenesit. Kjo perpjekje per te bere reforme ne nivel kombetar, po i bije sikur perpjekja e nje bujku, i cili mjaftohet duke thone: ” patkoin e kalit e sigurova, me duhen edhe tre patkoj tjere, kali, plugu dhe ushqimi per kalin, per ta lavruar token dhe per ta mbjellur ate”. Vertete me keqardhje me duhet ta them, reformim qesharak, korikula qesharake, trajnime qesharake, e aspak profesionale e aspak pedagogjike e psikologjike, te cilat duhet pershtate doemos realitetit ne te cilin gjendet shkolla shqipe per momentin, me numrin e madh te nxenesve, me standardet e ulta qe i posedon ajo, me mungesen e mjeteve mesimore, hapsires shkollore ku vendosen e perdoren efektivisht mjetet mesimore dhe nxenesit se bashku me mesuesit e tyre, me mungesen e literatures, teksteve shkollore, doracakeve udhezues metodik e didaktik, qe te realizohen sa me objektivisht kerkesat bashkohore te cilat dalin nga metodologjia e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes, nga metodologjija bashkohore e testimit dhe cilesimit te nxenesve ne shkollen tone kombetare, te cilat dalin nga metodologjia e bashkpunimit professional pedagogjik e psikologjik mes shkolles e familjes, mes mesimedhenesve e nxenesve, mesimdhenesve te lendeve te ndryshme mes veti, mes stafit udheheqes, professional e nxenenesve ne pergjhithesi.
Lexuesi im i dashur, nuk behet reforme pa angazhmin professional e shkencor te pedagogeve, psikologeve, sociologeve dhe filozofeve, qe ta hulumtojne shkencerisht gjendjen e arsimit dhe gjendjen e ekonomiko-politike e kadrovike ne vend, pastaj per te eksperimentuar risi te ndryshme, aty ku vertete eshte mese e nevojshme dhe e mundeshme te zavendesohen te vjetrat me te rejat ne arsimin dhe edukimin tone kombetar. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!