Motivoje vetën, mos u blloko në jetë nga demotivimi
08. 03. 2024
Ligji natyror i lëvizjes vlenë njëjt edhe për qenjet njerëzore kurë flitet për arritjet e qëllimeve të ndryhme gjatë jetës, që ia kemi vuar vetit obligim. ” Thënë ndryshe kurë jemi në lëvizje dhe veprojmë që ti arrijmë qëllimet tona, ndonjëherë mund të ndihemi të pandalshëm dhe të arrijmë më shumë sesa zakonisht”, Thibaut Meurisse. Nëse ndalojmë të lëvizim e të veprojmë, demotivohemi dhe bllokohemi në vend, duke i pamundësuar vetit ti arrijmë qëllimet tona, përmes lëvizjes dhe veprimit që ti plotësojmë dëshirat, pa të cilat nuk mundë të arrijmë asnjë deshirë dhe asnjë qëllim, sado mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona të jenë të qëlluara. Pa lëvizur dhe pa vepruar do të mbesin ato pezull në kokat tona, sikur të mos ishin fare.
Kurë ndjehemi të bllokuar jemi në gjendje demotivuese dhe mund ta gjejmë vetën në një nga stituatat e mëposhtme:
-“duke u ndjerë të bllokuar, të pamotivuar dhe të pa aftë për të bërë progres në qëllimet tona më të rëndësishme,
– duke fajsuar vetën se nuk po bëjmë asgjë.
-duke u ndjerë të mbingarkuar dhe duke mos ditur se si të veprojmë.
– duke dyshuar tek vetja dhe duke u shqetësuar më shumë seç është e nevojshme.
-duke kaluar sa në një detyrë apo qëllim, në një tjetër, pa arritur asgjë”.
Nëse rastësishtë e gjejmë vetën në ndonjëren prej situatave të përmendura më lartë, nuk është mirë të shqetësohemi shumë, sepse për fat të mirë, mungesa e veprimit tonë apo bllokimi ynë, nuk janë të përhershme. Ne e kemi në duar ta ndryshojmë situatën e demotivuar, në situat të motivuar, përmes lëvizjeve e veprimeve tona duke e zhbllokuar vetën nga bllokada e demotivimi. Nga përvoja dijmë, se nuk mund të jemi gjithmonë të motivuar, sepse motivimi mund të ikën shpejtë, por edhe kthehet po ashtu shpejtë. Ata që e demontojnë bllokaden e demotivimit për mes lëvizjes dhe veprimit motivues, janë njerzë aktiv e të suksesshëm gjatë jetës. Përmes motivimit që e stimulojnë lëvizjet dhe veprimet tona, ndërtojmë qëndrueshmërinë dhe vrullin për ti realizuar qëllimet tona pa kurrfar hezitimi.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!