Lexoni libra sa më të mirë për zhvillimin dhe edukimin tuaj përsonal e profesional, nëse doni ta zotroni motivimin për jetën

09. 03. 2024

Leximi i librave që na ndihmojnë për zhvillimin dhe përparimin personal e professional, na mundëson ta zotrojmë, ta ngrisim e ta përsosim motivimin tonë e ta luftojmë demotivimin dhe bllokadën që mund ta ndjejmë në ndonjë moment të caktuar. Librat në fjalë na paralajmrojnë drejtë e sakt, kurë ndjehemi të bllokuar e të demotivuar dhe pse ndjehemi e si sillemi me tjerët dhe me organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, në mënyrë ofanzive apo defanzive?! Librat në fjalë na paralajmrojnë kurë mendojmë më shumë se sa duhet në dëm të veprimeve tona e në dëm të motivimit, që ti vejmë në praktikë mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet, nëse nuk dëshirojmë të amortizohen ato, të programuara kot nëpër kokat tona. Kotë lexojmë libra të mirë për zhvillimin personal e professional, nëse mesazhet e tyre nuk i aplikojmë gjatë organizimit të proceseve tona jetësore e profesionale. Të vepruarit në jetë sipas mesazhit të përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve, që i apsorbojmë nëpër librat e zhvillimit përsonal e professional, është më i dobishëm shumë, se sa të mjaftohemi vetëm me përceptimet, mendimet, besimet, bindjet dhe pikëpamjet, që i formojmë përmes leximit të librave, që na e mundësojnë zhvillimin dhe përparimin personal e profesional.

Në shumicën e rasteve të vepruarit na nxjerrë nga gjendja e demotivimit dhe bllokadës sonë stagnuse, më shumë se sa vetëm proceset e ndryshme të të përceptuarit, menduarit, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve tona përsonale e profesionale. Dan Millman këshillon dy metoda: 1. “ përqëndro energjinë dhe vëmendjen për të mbledhur mendjen, përqëndrohu dhe afirmo energjinë tënde, largo emocionet, sidomos ato negative dhe përfytyro përfundimin pozitiv, që më në fund të marrish guximin dhe të kesh vetëbesim për të vepruar. 2. Thjesht vepro. Të ftoi që “thjeshtë të veprosh”. Të mendosh e të mos veprosh është më keq se sa të mos mendosh e mos veprosh, sepse të menduarit i vequar nga veprimi, stimulon me të madhe demotivimin dhe bllokimin e poceseve organizative gjatë jetës. Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast se, vrullin dhe motivimin tonë e krijojmë përmes veprimit, më shumë se sa përmes mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve përsonale. Andaj duhet ta shfrytëzojmë me prioritet veprimin për ta kapërcyer bllokaden dhe demotivimin që na sfidon gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.

Toni Robins na këshillon se:” emocioni është energji në lëvizje”. Daullja bie për ata që kanë vesh me dëgjuar dhe kokë me kuptuar. Pa lëvizur do ta humbish fare motivimin dhe do ti bllokosh proceset e ndryshme organizative gjatë jetës! “ Ngrihu mos prit dhe fillo të lëvizish trupin, bëj disa pompa boks pranë pasqyrës ose hidhu e përdridhu para saj, që ta shkatërrosh monotonin e pasivitetit personal dhe ta rikthesh prap motivimin . Bëj çfarëdolloj gjëje që të vë në lëvizje e cila e demolon bllokadën që shkaktohet nga demotivimi. Tani, shko dhe bëje detyrën. Do të jemi duke të të pritur”,Thibaut Meurisse! Detyrat dhe obligimet që i kemi për ditën e sotit nuk duhet ti lëmë për nesër , pasnesër apo pas një jave e pas një muaj, sepse pika pika mbushet pusi i demotivimit dhe bllokimit të veprimeve tona gjatë jetës. Duhet të veprojmë çdo dit e ngapak derisa të ndjehemi më të motivuar dhe të arrijmë sa më shumë qëllime, që i kemi vuar vetës dhe t’i përdorim të gjitha strategjitë, të cilat na mundësojnë ta ruajm , ta ngrisim e ta përsosim motivimin tonë personal, që na mundëson arritjen e qëllimeve tona me plotë vetëbesim.

Ndër librat më të mirë që më kan ndihmuar në zhvillimin dhe edukimin tim personal e professional janë: 1. Zotrimi i Motivimit , Thibaut Meurisse, 2. Zotrimi i Emocineve, Thibaut Meurisse, 3. Të fitosh çdo negociatë, Chris Voss me Tahl Raz, 4. Rrethuar nga Idiot, Thomas Erikson, 5. Elementi, Ken Robinson she Lou Aronica, 6. Shtat Zakonet e njerzëve të suksesshëm, Stephen R. Covey, 7. Dymdhjet regull për jetën, Jordan B. Petërson, 8. Si të sillesh me njerëzit, Dale Carnegie, 9. Si të pëmirësojmë shëndetin emocional, Oliver James, 10. Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha, 11. Mjetet që do ti shëndrrojnë problemet tua në krijueshmëri dhe kuraj, Phil Studz dhe Barry Mighels, 12. Zgjoni gjigantin e brendshëm, Anthony Robbins e tj.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje