Forca që i formëson dhe i orienton veprimet tona është dhimbja, kënaqësia, turpi dhe krenaria
13. 07. 2018- ripostim
I kemi mundesitë thuja gati të gjithë, nëse jemi në rregull nga aspekti i shëndetit fizik, intelektual, psikik, emocional, social, human, moral e kombtar, t`i formësojmë, t`i përsosim, humanizojmë dhe standardizojmë veprimet tona gjatë jetës, përmes forcës së ndjenjës së dhembjës, kënaqësisë, turpit dhe përmes ndjenjës së krenarisë, të cilat i posedojmë brenda nesh.
Nëse i marrim nën kontrollë këto forco formësuese dhe orientuse, i kemi marrë në duarë frejtë që e drejtojnë jetën tonë, përmes mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve që i bëjmë gjatë saje dhe vendimet që i marrim, do të jenë plotësisht të ndërgjegjëshme.
Të gjitha sjelljet e kqija e të pasocializuara, nëse dojmë t`i eliminojmë nga përdorimi gjatë jetës dhe të mos i përserisim herave tjera, ato duhet t`i lidhim me forcen e ndjenjës së dhembjes dhe turpit. Ndërsa sjelljet e mira, të socializuara, humanizuara, sjelljet morale, kombtare e njerëzor, duhet t`i lidhim me forcën e ndjenjës së kënaqësisë dhe krenarisë që t`i përdorim si parime tona jetesore.
Lidhja e sjelljeve të këqija, të pasocializuara dhe të pahumanizuara, me ndjenjen e dhembjës dhe turpit dhe lidhja e sjelljeve të mira, të socializuara e të humanizuara e tj. me ndjenjën e kënaqësisë dhe krenarisë, forca e tyre formsuese dhe orientuse sjellë ndryshime të mëdha progresive, humane, sociale, morale, kombtare e njerëzore tek ne, nëse vërtetë u përmbahemi bindshëm dhe me vendosmëri këtyre parimeve jetike e njerëzore.
Sa më parë që bëhemi të vetëdijshëm për fuqinë formsuese e orientuse, qe e ushtrojnë ndjenja e dhimbjes dhe turpit, ndjenja e kenaqesise dhe krenarisë mbi mendimet, bindjet, besimet, pikpamjet e veprimet tona dhe mbi mënyren e marrjes së vendimeve të ndryshme gjatë jetës, do të jemi më të kujdesshëm, se cilat sjellje po i lidhim me ndjenjat tona të përmendura më lartë.
Lexusi im i dashur, është fat i mirë, i lumtur e krenar për ne, si individ, si familje, si shoqëri e si komb, kurë mësojmë dhe edukohemi t’i lidhim ndjenjat tona të dhembjes, kënaqësisë, krenarisë e turpit si forca formësuese e orientuse që nuk na lejojnë veprimet tona të orientohen kah e panjerzishmja, jo humanja, jo socialja, jo moralja jo kombtarja e veprime tjera të ulta, që na qojnë drejtë dhembjeve shpirtërore dhe drejtë turpit para syve të botës njerëzore! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!