Politikanët shqiptar e kanë gojën të mbushur plotë Europë kurse mendimet dhe veprimet i bëjnë si në Xhungël

22. 05. 2015- ripostim

Kjo kategori politikanësh dhe përkrahsit e tyre intelektual, klerikë fetarë e qytetarë të zakonshëm e kanë bërë modë të zhurmojnë përmes fjalorit të tyre mbushur përplotë Europë, kurse po t’ua dëgjosh mendimet e tyre dhe po t’ua vërenë veprimet, i bëjnë sikur të ishin duke jetuar në zemër të Xhunglës! Për t’i mbuluar veset dhe mrapshtitë e veta, që i bëjnë në dëm të interesave tona kombtare e shtetnore, maskohen pas slloganit Europë e Vatikan, Azi e Stamboll, Beograd, Athinë e Moskë, edhe pse me trup, mendje e shpirtë u gjasojnë Xhungnglashëve!

Për qudi kjo kategori njerëzish manifestojnë krenari me civilizimet e pushtuesëve tanë, të cilët e shkatrruan deri në fund civilizimin tonë që e kishim më parë, e shkatërruan edhe substancën tonë njerëzore në trojet tona, të cilat i coptuan pamëshirshëm për ti shpërblyer me to fqinjët tanë greko-sllav. Këtë qmim e ka asimilimi dhe gjenocidi që e ushtruan shekuj me radhë pushtusit tanë përmes burgosjeve, torturave, vrasjeve, dhunimeve dhe përzënjes me dhunë nga trojet tona të cilave ua shtinin flakën shtëpive e pasurive që i posedonim për të jetuar!

Këto të bëma gjenocidale përpos zhdukjes e shfarosjes në masë sollën edhe tjetërsimin e qenjes tonë të të menduarit e të vepruarit kombtarisht e atdhetarishtë. Ky qmim i madh asimilimi gjenocidal ka ndodhë e po na ndodh ndodhe dita ditës, duke u konvertuar ne kulturat e në besimet fetare të pushtueseve tanë, te mëparshëm e te tanishem. Tjetersimi që i ka ndodhe trurit tonë përmes pushtimeve, nënshtrimeve, poshtrimeve, burgosjeve, vrasjeve dhe përzënjes me dhunë nga trojet tona shekuj me radhë nga pushtues të ndryshëm, duhet kohë që të pastrohet e përmirësohet nga plehrat që naj imponuan pushtusit tanë.

Nëse ne si komb vazhdojm ta pranojm sipas disave, inferioritetin tonë kombëtar në raport me tjerët,kryesisht në raport me pushtuesit tanë, këtë qorbë bajate do ta na servojnë përher, ata në të cilët jemi bërë merak dhe e kemi harruar vetën fare. Ne momentet kur i mbivleresojm tjerët dhe e nenvlersojmë vetën, kurrë nuk do të vlerësohemi, por do të përbuzemi e do të poshtrohemi edhe me shumë nga tjerët.

Derisa nuk i nënshtrojmë si komb mendimet shkatrruse të disa tekanjozëve në mesin tonë kombetar, të cilët nuk i përfillin argumentët që e demonstrojnë të vërtetën e realitetit të hidhur që e kemi përjetuar si komb, kështu do të na kalojnë vite , dekada e shekuj, s’iq na kanë kaluar edhe më parë, duke u sorrullatur në mjegullën e pa fund, përmes fantazive tona jo të natyrshme, që burimin e kane në plehrat e pushtuyesëve tanë mija vjeqarë.

Lexuesi im i dashur nuk mund të deshmohemi se ishim më europian se europianët, se e dojmë Europen edhe pse po kjo Europë, së bashku me Azinë, Rusinë, na e kanë shkatërruar dhe përbaltë civilizimin tonë që e kishim më parë.

E pamundëshme është të dëshmohemi përmes gënjeshtrave, përmes korupcionit e shkaterrimit në masë të pasurisë sonë kombetare, përmes devalvimit të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe drejtesisë, përmes varfërisë së skajshme të popullatës, përmes papunësisë, trafikimit të qenjëve njerëzore, substanacave narkotike, permes prostitucionit dhe përmes divergjencave të shumta e përqarjes mbi baza partiake, fetare e regjionale, sado që e mbushim gojën plotë Europë, nuk mund të fshifen apo të maskohen dot, mendimet, sjelljet dhe veprimet xhunglashe të disave, që fatkeqësisht nuk janë pak në mesin tonë kombetar.

Ah europa! Të gjithë intelektualët e vërtetë e dijnë se si, e quante Fishta ate, kur i plaste zemra e shpirti me sjelljet monstruoze antishqiptare të sajë! I juaj mësuesi Isë

Pëlqej

Komento

Ndaj

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje