Kush e dëmtoi më shumë Kosovën, qeveritë e më parshme apo qeveria e tanishme që po akuzohet nga opozita

26. 05. 2021-rispotim

Veprimet më të dëmshme ndaj Kosovës për dy dekada me radhë, ishin qeveritë e mëparshme që i patëm në ballë për dy dekada me radhë e jo qeveria e tanishme me Kryministrin Albin Kurti, Presidenca me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeparalamentarin Glauk Konjufca, Ministren e puneve te jashtme Donika Gervalla dhe ministrat tjerë në përbërje të Qeverisë në fjalë.

Dëmet e shumta që ia sollën Kosovës qeveritarët e mëparshëm, dihen botërisht dhe janë të pariparushme të cilat i kanë kuptuar fare mire edhe qytetaret e Kosoves i madh e i vogël pa perjashtim, pos atyre që në epiqendër të frymëzimit kishin dhe e kanë korrupcionin, nepotizmin, dhe krimin e organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, akademik, shkencor e juridik, per interesat e veta shumë të ulta personale e familjare, duke shkelur mbi interesat kolektive, kombtare e shtetnore dhe duke shkelur mbi gjakun e amanetin e dëshmorëve tanë dhe mbi gjakun e afër 15 mij viktimave kosovare nga fëmijët e sapo lindur e deri te pleqtë e moshës më të shtyrë të pleqërisë!

Nërsa dëmet që mund t’ia sjellin shtetit të Kosoves, atedheut dhe popullatës së saj, pushtetarët e tanishëm mbetët t’i shohim gjatë qeverisjes së tyre katërvjeqare.

Dëmi që i sollën Kosovës qeveritë e mëparshme janë me pasoja të mëdha e të pariparushme si, duke filluar me ndarjen e Mitrovicës dhe popullatës së sajë, si mos kthimi i shqiptarëve nëpër trojet e shtepitë e veta që nga pas lufta e deri më tani, duke mos e shtrir pushtetin si duhet e sa duhet ne pjesen e Kosovës veriore, si mos pengimi i Serbise të ndërtoi banesa për kriminelet serb në pjesën veriore të Kosovës dhe të organizoi qëllimshëm krime të ndryshme ekonomike, në bashkpunim me policinë veriore serbe në veriun Kosovës, të cilëve ua amnestuan krimet që i kishin bërë gjatë luftës kundër popullatës së pafajshme shqiptare, të cilët edhe pas luftës e deri në ditët e sotit i pengonin e po i pengojnë shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e trojet e veta, para syve të KFORIT, EULEKSIT dhe para syve të policisë serbe kriminale të amnistuar nga qeveritë e mëparshme që të inkuadrohen në policinë e Kosovës, duke ua blere Serbia per pak pare tokat e disa shqiptarëve me qëllime që ta kolonizoi atë pjesë të Kosovës me serbë kriminel e me bonda të ndryshme kriminale ardhur nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë qe ta pastrojnë atë pjesë të Kosoves nga popullata shqiptare.

Po ashtu falja e mbi 4 mij hektar tokë Maqedonisë së Veriut, nënshkrimi i asociacionit një etnik serb, nënshkrimi i marrveshjes për statusin special të kishat ortodokse të pushtuara nga Serbia, nenshkrimi i dhenjes ekstra teritor për kishat në fjalë, marrja e vendimit permes një letre dërguar Sekretarit të NATOS që Ushtria e Kosovës të mos vendoset në katër Komunat me shumicë serbe në pjesën e veriut të Kosovës, faljen e mbi8200 hektar tokë Malit të Zi, cilësimin e veriut si tokë e dhuruar nga Rankoviqi dhe kerkesat publike për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut Serbisë.

Mbetja e Kosoves dhe pjesëve tjera të atdheut shqiptar nën qizmen pushtuse të fqinjëve tanë greko-sllav që nga 1913 e deri më tani nga askush prej politikanëve tanë për asnjë qast nuk e ka potencuar kete qeshtje tragjike e gjenocidale për shqiptarët në asnjë organizatë apo asociacion ndërkombtar, apo në dialog me Serbinë, dhe para palëve ndërmjetësuese në dialog.

Linde pyetja, kush e inicoi e kush e hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijëve tësajë, qeveritarët e mëparshëm të Kosovës, qeveritarët e Shqipërisë apo kancelarja gjermane Merkel?! Kjo ngjarje tani dihet boterishte dhe nuk ka nevojë për koment.

Të gjitha fajet e krimet që ia kanë bërë Kosovës qeveritarët e mëparshëm, tani përpiqen nga mënyrat më të ulta jo njerezore tua hudhin fajin padrejtësishte qveritarëve të tanishëm, kryesisht drejtuar sulmin e padrejtë, e pandershëm dhe vulgar kundër Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ministres së punëve të jashtme Donika Gervalla dhe kundër ministrave tjerë që pëfaqësojnë qeverinë Kurrti.

Nuk ka veprime më të ulta njerëzore sesa veprimet e atyre që ua hudhin fajet dhe krimet e veta tjerëve, për ta mbuluar poshtërsinë e vetë! Paqin faqën e zezë, turpin e botës dhe i vraft gjaku i derdhur e amaneti per liri i dëshmorëve tanë kombtar, i vraftë gjaku i derdhur i mbi afër 15 mij viktimave të pafashme shqiptare dhe dhunimi i afër 20 mij femrave shqiptare nga fallangat gjakatare të shtetit serb! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje