I denoft Zoti, populli dhe i vraft gjaku i derdhur i deshmoreve, te gjithe keqeberesit e trollit shqiptar
Le ti denoi Zoti, populli dhe i vraft gjaku ata qe po shkelin ne gjakun e deshmoreve dhe herojve tane, ne gjakun e te vrareve dhe te masakruareve nga te gjitha moshat, ata qe po shkelin ne nderin dhe turturat e 20 mij nenave e motrave shqiptare te dhunuara nga pushtuesi serbo-gjakatar. Ata qe e kane uzurpuar shtetin dhe po manipulojn me instrumentet e tij kunder popullit, kunder ardhmerise se tije. Ata qe e kane zhyte ne korrupcion fund e krye Kosoven, Shqiperine dhe trojet tjera shqiptare nen okupim, ata qe po e uzurpojn pasurine e perbashket kombtare, ata qe kane krijuar padrejtesi te medha ne punesim e ne shkollim, qe i kane militarizuar trojet shqiptare me militante te verbet e te korruptuar partiak, qe jane zhyte deri ne fyt ne kanalet e narkomanise e prostitucionit, ata qe ne menyre te organizuar se bashku me pushtuesit tane bartin kolona shqiptaresh nga te gjitha trojet tona, duke i transportuar per ne perendim, qe ta zbrazin Kosoven dhe trojet tjera shqiptare nga pjesa ma vitale e popullates se saje, ata qe e kane instrumentalizuar drejtesine, pushtetin dhe kushtetuten per interesat e veta personale e klanore, ata qe ia kane zene frymarrjen e lirshme institucioneve tona shtetnore e kombetare. Ata qe po i falin toka malit te Zi dhe po krijojne shtet ne mes te shtetit te Kosoves dhe ne dem te tije, ata qe po ia ndertojne temelet Serbise qe te na zhbije nga faqja e dheut dhe mos ta lej ti qeli syte kurr shteti i Kosoves dhe populli i saje, sa a po i qel ai i bosnes,me Republika Serbsken. Ata qe nuk po e shofin edhe pas kaq shume viteve ne “ liri”, qe e kane ndare Mitrovicen ne dy pjese, njeren per kriminelet serb, qe nuk i lene shqiptaret te kthehen ne shtepite e veta dhe tjeret i perzene ditadites, ndersa pjesen tjeter per shqiptare e pakica tjera minoritare, ata qe kane ndare edhe kosoven lindore, ndarje e rindarje. Ata qe po e mbrojne pushtetin me te gjitha mjetet per interersat e veta e ne dem te popullit! I denoft Zoti, populli, gjaku i deshmoreve, bijeve tane me te mire te kombit, gjaku i femijeve, gjaku i te gjitha moshave dhe sakrifica e ketij populli, te gjithe tradhtaret dhe keqbersit e ketij vendi dhe ketij kombi!
Lexuesi im i dashur, na denon Zoti, na denon populli, gjaku i deshmoreve, gjaku i femijeve dhe i te gjitha moshave qe e ulen token tone martire me gjak edhe neve, nese rreshtohemi ne rrugen e keqeberjes dhe tradhtise kombetare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!