Është ligësi anakronike përulja e unit të disave ndaj mbiunit të liderit të tyre
14. 11. 2022
Te disa njerëz ekziston një lidhje e ngushtë psikologjike e unit të vetë, me psikologjinë e mbiunit të liderit të tyre që i besojnë verbërishtë dhe kanë ra nën ndikimin e mendimeve, pikëpamjëve, bindjëve, besimëve, qëndrimëve dhe veprimëve të tij.
Sigmun Frojd, këtë dukuri psikologjike në veprën e tijë „Psikoanaliza“ e trajton si përulje e unit të një grupi njerëzish nën ndikimin e mbiunit të liderit të tyre dhe një mbështetje verbale ndaj tij. Kjo kategori e njerëzve e identifikojnë dhe e asimilojnë tërsishtë unin e vetë nën mbiunin e liderit të tyre, ku si rrjedhojë e këtij identifikimi asimilues e nënshtrues, shembulltyra dhe figura e liderit udheheqës, bëhet pjesë e pandashme e unit të tyre.
Bindja dhe besimi i verbërt në shembulltyrën e liderit udhëheqës, bënë që udhëzimet, urdhërat dhe veprimët e tij të konsiderohën si ligje të përsosura morale njerëzore e kombtare dhe absolutishtë të pagabueshme për unin e secilit që kanë ra si viktimë nën ndikimin e mbiunit të liderit të tyre.
Raste të tilla gjatë historisë njerëzore ka të shumta: Si psh, sa e sa gjermanet kane ra nën ndikimin e Hitlerit dhe iu kane binde “etikes” së tij dhe unin e vetë e kanë asimiluar nën mbiunin e Hitlerit dhe elitës së tij politike. Sa e sa rusët, unin e tyre e kanë asimiluar nën mbiunin e Stalinit dhe tani nën mbiunin e Putinit. Sa e sa kinezët unin e tyre e kanë asimiluar nën mbiunin e Mao Ce Dunit. Sa e sa serbët e kanë asimiluar unin e tyre nën mbiunin e Drazho Mihajloviqit, Aleksandër Rankoviqit, Titos, Sllobodan Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit.
Sa e sa shqiptarët unin e tyre e kanë asimluar nën mbiunin e Enver Hoxhës, Fadil Hoxhës dhe shumë e shumë liderëve tjerë politik, para e pas tyre! Sa e sa besimtarët e asimilojnë unin e vetë, nën mbiunin e liderit të tyre fetar, e shumë e shumë shembuj tjerë me radhë nëpër botë! Me një fjalë uni i kësajë kategorie të njerëzve, asimilohet dhe tretët në tërsi duke u mjaftuar me shijët e mbiunit të liderit të tyre që i besojnë verbërisht.
Kjo formë e sjelljëve të njerëzve nëpër periudha të ndryshme dhe në ditët e sotit, është treguar dhe po tregohet shumë e dëmshme, aspak humane, as njerëzore dhe mjaft e rrezikshme e shkatërruese për njerëzimin, përqarëse mes njerëzve të botës, mes njerëzve të një shteti me shtetin tjetër, mes njrëzve të një kombi dhe mes njerëzve të kombeve të ndryshme, duke i asimiluar e njëjtësuar dëshirat përsonale të unit me dëshirat e mbiunit të liderit që i besojnë! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!