Çfarë po reflktojmë ndaj vetëvetës, njerzëve dhe ndaj realitetit me të cilët rrethohemi
21. 07. 2022
Pozitiviteti dhe negativiteti i reflektimit tonë ndaj vetevetës, njerëzve e ndaj realitetit me të cilët rrethohemi, varët nga lloi i përdorimit të thjerzave që i përdorim gjatë perceptimit momental që ia bëjmë vetës, njerzëve dhe realitetit ku e fokusojmë perceptimin, nga i cili varen tërsishtë mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet, nga të cilat imponohen sjelljet, veprimet e reflektimet tona, negative apo pozitive në raport me veten, njerëzit dhe me realitetin për të cilët bëhet fjalë.
Është e pamundur të reflektojmë pozitivitet nën këndvështrimin e thjerzave të xhelozisë, inatit, urrejtjes, smirës, paditurisë, e përqarjes mes njerëzve, pos mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, sjelljeve e veprimeve shkurtpamëse, qe reflektojnë krejtësishtë negativitet. Për të shpëtuar nga kjo barrë e rëndë e errësirës negative, është e domosdoshme ti kontrollojmë thjerëzat me të cilat i perceptojmë njerëzit dhe realitetin, me të cilët jemi rrethuar.
Shumica prej nesh, rrallë apo kurrë nuk e bëjmë kontrollimin e thjerzave me të cillat përcptojmë, e nga të cilat varet edhe prodhimi i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, sjelljeve e veprimeve tona, në bazë të permbajtjes së të cilave prodhohet edhe reflektimi ynë negativ apo pozitiv ndaj vetës, njerzëve e ndaj realiteteve të ndryshme, me të cilat rrethohemi, pa na shkuar mendja asnjëher se u ka skaduar afati i perdorimit të tyre.
Përdorimi i thjerzave me afat të skaduar apo gabimishtë të përdorura gjatë përceptimit, e shtrembërojnë tërsishtë përmbajtjen e realitetit të cilin e kemi vështruar dhe përmbajtjen e mendimeve, bindjeve, besimëve, pikëpamjeve sjelljeve e reflektimeve tona, ndaj një njeriu apo shumë sosh dhe ndaj një reliteti për të cilin flitet në një momentë të caktuar.
Nga reflektimi pozitiv na largon përdorimi i thjerzave nga këndveshtimi i interesit personal të pa socializuar, pa humanizuar në dëm të autoritetit dhe intresave të tjerëve. Perdorimi i thjerzave nga këndvështrimi i simpatisë, nuk të lejojnë tua vëresh tmetat atyre që i simpatizon, pos përparësitë dhe nga këndëvështrimi i antipatisë që nuk na lejojnë tua vërejmë përparësitë, pos tmetave të tyre. Të njëjtin deformitet në të përceptuar e sjellin edhe përdorimi i thjerzave të xhelozisë, urrejtjes, inatit, përqarjes, të cilat prodhojnë vetëm reflektim negativ në raport me tjerët e në raport me realitetin i cili na rrethon.
Është e domosdoshme ti kontollojmë thjerëzat në mënyrë sistematike, me të cilat e përceptojmë botën natyrore, shoqërore dhe botën shpirtërore, të kuptojmë kjartë, se ato po prodhojnë përceptime iluzore negative, qe e deformojnë dhe e shtrembërojnë tërsishtë pasqyrimin e një realiteti opo realitetin në fjalë po e pasqyrojnë sa më besnikërishtë. Për ndryshe do të tretemi në botën anarkike të reflektimeve negative, të cilat na sjellin dëme të mëdha përsonale, familjare, shoqërore, kombtare, shtetnore, politike, fetare, historike, kulturore e shkencore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!