Nuk na u ndalen kurre humbjet, disfatat e gjenocidi, edhe perkunder sakrificave te medha qe i beme si popull

31. 01. 2022
Edhe pse thuhet “pa sakrifice, perfitimet e fitoret e merituara nuk arrihen, sakrifiko sot te perfitosh neser, nese nuk sakkrifikojme, perfitimet e fitoret i vejme ne pikepyetje dhe ato do te jene te huja per ne, sakrificat jane te domosdoshme pe nje te ardhme te mire, sa me shume sakrifikojme aq me e mire, me elumtur dhe me edinjitetshme eshte e ardhmja jone”. Edhe pse thuhet se e ardhmja eshte nje baba gjithmone gati te na kritikoi e te na ngreh veshin ndaj sjelljeve defanzive, qe i kemi barte prej se kaluares, per ne shqiptaret nuk pat efekt, perkundrazi edhe pas sakrificave te medha dhe gjenocidet qe i perjetuam neper dekada e neper shekuj, humbjet, tragjedite dhe gjanocidet si po duket nuk kane te ndalur.
Sakrificat e medha, si ne te kaluaren, si ne te tanishmen nuk na sollen perfitime te mira, te ndershme e te dinjitetshme, perkundrazi na sollen vuajtje, tragjedi e gjenocid te pa perballushem, shkatuar nga fqinjet tane pushtues greko-sllav, perkrahur nga Europa dhe nga Rusia, duke i shfrytezuar dobesite e politikaneve tane te korruptuar, nepotiste dhe organizator te krimit, te cilet i kane vuar ne epiqender interesat e veta personale, familjare, grupore e partiake. Keto krime kunder njerzimit, e me theks te vecante kunder shqiptareve, u vulosen tragjikishte ne Kongresin e Berlinit, Paqen e Shen Stefanit, Paqen e Varsajes, ne Konferencen e Londres e ne shume takime tjera zyrtare, te derigjuara nga Europa e Rusia, gjithmon pa meshirshem e panjerzishem ne dem te shqiptareve e ne dem te trojeve te tyre, siq po vepron edhe tani Europa e Rusia, haptas e padrerjtesishte kunder interesave kombtare te shqiptareve ne Kosove.
Ne, si komb shqiptar e posaqerishte politikanet tane qe i patem dhe i kemi ne balle, nuk deshmuam e nuk po deshmojme maturacion edukativ dhe kulture te duhur kombtare e politike, qe ti orientojme drejte fitoreve sakrificat tona te parreshtura neper shekuj e dekada, qe u bene ne mbrojtje te trojeve tona autoktona te Gadishullit Iluirik dhe tani te Gadishullit Ballkanik. Pa kete pjekuri , edukate e kulture kombtare, pa unitet, tolerance, mirekuptim, respekte e dashuri mes nesh, pa e luftuar korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar politik, ekonomik, arsimor, kulturor, shendetesor e juridik, vuajtjet, sakrificat, tragjedite e gjenocidi ndaj shqiptareve do ta vazhdoi lirshem rrugen e vete, deri ne zhberjen tone totale si komb dhe derisa te na shlyejn nga faqja e dheut dhe harta e botes! I juaj, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje