Urithet i kane humb syte e vete, duke ikur prej drites se diellit drejte erresires
14. 07. 2021
Nje pjese e njerzeve, jo fort e vogel, ne mesin tone kombtar jane sikur urithet qe i pengon drita e diellit dhe sa po te deperton para syve te tyre i verbon e i alarmon tersisht ata dhe i nxjerr prej kontrollit racional duke arsyetuar erresiren ne te cilen ndjehen komod dhe fshehen pas skutave te errta te saj qe te qendrojne sa më large drites, duke kercnuar e shantazhuar permes erresires, qe ta pengojn depertimin e lirshem te drites dhe ndriqimin e saj mes njerzeve, te cilen e shperdajne ne publik intelektualet serioz e te vertete.
Kjo dukuri qe po qendron si re e zeze mbi fatin e kombit shqiptar, i ka shkaktuar deme te medha neper rrjedha te ndryshme historike dhe po i shkakton edhe sote. Fatkeqesisht!
Ish nxenesi im Bekim Kelmendi, me drejtohet me kete pyetje rreth shkrimit tim ne fjale:”Shtrohet pyetja se kush dhe si depërtuan këta njerëz që na sollën errësirën në mesin tonë? Këta që nuk lënë asgjë të ec përpara. I nderuari mësuesi Isa Thaçi, mos janë me një përqindje pak më të madhe se sa mesatarja, këta që e mbollën errësirën”?!
Une iu pergjigja: “Inderuar mesues Bekim Kelmendi, sa jane saktsisht nuk e dij, por nuk jane pak. Kush jane e si depertuan keta, mendoi une personalisht, jane ata qe e kane lene veten prapa dhe nuk e kane balansuar sa duhet shendetin e tyre biologjik, me ate intelektual, shendetin e tyre shpirteror me at emocional, shendetin e tyre human me at moral dhe shendetin e tyre kombtar me ate njerzor. Me nje fjale e kane lejuar veten te komandohen nga instiktet e jo nga logjika, te komandohen nga egoizmi e jo nga altruizmi, nga lakmite e qoroditura e jo nga lakmite me permbajtje njerzore, humane, sociale e morale. E kane lejuar veten te udhehiqen nga emocionet negative, e jo nga ato pozitive dhe jane shnderruar ne urrithe qe i pengon drita, te cilet i kane humbur shqisat e te pamunit, e kane tjetersuar tersisht funksionimin normal te sistemit nervor qendror i cili udhehiqet nga truri dhe palca kurrizore”. Rrespekt o mesuesi Bekim nga ish mesuesi yt Isë!
Profesor Ramadan Krasniqi, miku im i cmuar e ka kete mendim rreth shkrimit tim ne fjale: ” Siq po duket ne mesin e shqiptarise, po ka te tille ” intelektual” te arsimuar, te shkolluar dhe shume mire te praktikuar, qe ne nje forme apo tjeter, te i beje keq dhe ta lejne ne erresire racen e vet, per sa i hece barka mbi uje, nuk ndryshojne dot !!!
Me kaq perfundon shkrimi. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!