Me rastin e daljes ne pension, po u drejtohem nxenesve dhe ish nxenesve qe pata fatin te punoi me ta, me nje ligjerate lamtumirese, 18 Dhjetor – 2015
Nxenes e ish nxenesit e mij te dashur te gjitha gjeneratave, ne radhe te pare po u falenderoi shume per sjelljen korrekte, per angazhimin e duhur ne mesim, per disiplinen, per aktivitetin rreth pyetjeve, debateve e pergjigjeve qe ishit te gatshem perhere dhe me vullnete te madh ta beni gjate oreve te mija mesimore, po u falenderoi per gjitha ato fjale te mira dhe shume miqesore qe i keni drejtuar punes dhe veprimeve te mija si mesues i juaj neper periudha te ndryshme, te cilat e pasqyruan nje historiat te shkurter te punes sime, bere neper kohe ne mesin tuaj te dashur, u falenderoi perzemersisht qe patet nje qendrim te afert, te sinqert dhe shume te ngrohte ne raport me punen time dhe me mua! Ishin kohe e dekada te permbushura me plote veshtiresi e vuajtje, krahas tyre edhe shume kenaqesi e krenari, sepse edhe permes atyre veshtiresive qe naj krijonte pushtuesi serbo- jugosllav, i benim balle trimerisht e burrerisht presionit qe e bente pushtuesi dhe bashkpunetoret e tije permes diferencimeve, burgosjeve e vrasjeve duke na etiketuar mesues e nxenes si nacionalist e irredentist, e permes linqimeve tjera te ndryshme, deri ne kualifikimin se, ne se bashku mesues e nxenes shqiptare nuk ishim te pershtatshem per regjimin fashist serbo-jugosllav dhe per bashkpunetoret e regjimigt ne fjale. Perkundrazi kete bagazh te madh fyerjesh e urrejtjesh racore nuk e perfillem fare dhe e injoruam tersisht, duke mbajtur gjalle e me krenari shkollen tone te dashur shqipe. Nga kjo perballje, ne saje te vullnetit dhe guximit tuaj e mesueseve se bashku me ju, dolem faqe bardhe dhe triumfues, nen perkrahjen e popullit tone te dashur, i cili na qendroi prapa heroikisht, me te gjitha mjetet qe i kishte ne dispozicion. Pas çlirimit te Kosoves nga pushtuesi serbo-sllav, vertete na mbante shpresa, juve dhe neve mesueseve tuaj, se do te ecim vrullshem perpara, me edukimin dhe arsimin e gjeneratave te reja, duke menduar se do te marrim dije dhe edukate sa me shume te jete e mundur, qe te pergatitemi per nje jete ma te dinjitetshme kombetare, familjare e personale. Nga kjo shprese e benim te pamunduren me plote vullnet, me plote guxim e dashuri, mesues e nxenes se bashku tok, pa u hamendur fare. Nxenes e ish nxenesit e mi te dashur, me keqardhje me duhet ta them dhe kete, pa fajin tuaj se, kohve te fundit, kane filluar te zbehen dukshem, vullneti, guximi, kembngulesia, deshira dhe dashuria qe e kishim ma pare per punen edukativo-mesimore, per dijen, per edukaten kombetare e patriotike dhe per shkollen e dashur shqipe, qe ta bejme ate, nje zonje te barabart me shkollat tjera te botes dhe ne, te barazohemi me qyteterimin njerezor duke ngritur nivelin tone kulturor, mesimor, edukativ e kombetar. Shpresoi dhe besoje forte ne ju, qe te dalim sa ma pare nga ky stagnim, nga kjo anarhi e mjegullnaj, qe po perhapet dita dites ne ambientet e shkollimit dhe edukimit te gjeneratave tona kombetare, e cila do te na kushtoi shume shtrejte, po se ndryshuam urgjentisht gjendjen kah e mira dhe e mbara. Une personalisht e kam ndermend, edhe perkunder mallengjimit te madh nga ndarja me ju, qe ishim te lidhur aqe shpirterisht mes veti, tani e tutje si ish mesues i juaj, do ta pres miqesisht daljen time ne pension, periudhen e pleqerise personale, duke mos iu ndare punes intelektuale, qe ta shperndaj si ma pare ne mesin tuaj te dashur, permes kanaleve tjera te mundeshme, te cilat na mundesojne vazhdimesine e komunikimit mes nesh. Faliminderit per gjitha ato qe i keni bere per mesimin, per edukaten, per shkollen shqipe, per veten tuaj, per mesuesit e saje dhe per kombin ne pergjithesi! Ripostim – I juaj mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!