Me programime virusale qe u ka skaduar koha nuk mbrohet shteti, atdheu dhe populli
14. 06. 2020
Nuke e shohe te udhes imponimin e dhunshem qe ta beje jeten e vete populli i Kosoves, sipas programimeve te instaluara ne kokat e politikaneve e analisteve tane politik, te cilave, perpos qe u ka skaduar koha e tyre, jane edhe virusale me pasoja vdekjeprurese per vendin, per shtetin dhe per popullin, te cilet synojne vetem mbrojtjen e interesave te veta personale , te degjeneruara tersisht.
Keto programime te imponuara, te cilave u ka skaduar koha dhe jane te rrezikshme, e me pasoja virusale epidemike, nuk eshte e befasishme, as joligjore, e as antikushtetuse, qe ti rrefuzoi populli dhe te merr vendim sa më pare, ti rrenoi ato programime virusale te tyre me gjithe ta, qe ta merr ne duar fatin e vete dhe ta mbroi vendosmerisht shtetin dhe atdheun.
Shteti dhe fati i popullit e i atdheut eshte e pamundur te mbrohet nga politikan, analiste politik e intelektual qe i kane te instaluara e te perforcuara ne kokat e tyre programime te tilla qe u ka skaduar koha dhe ne permbajtjet e tyre mbisundon injoranca, lakmia dhe karierizmi i degjeneruar, inati, urrejtja, gjelozia mes njeri tjetrit dhe gjunjezimi ndaj pushtuseve tane e tradhtia kombtare.
Nuk e kam te kjarte edhe çka duhet me i ndodh popullit, shtetit dhe Atdheut tone, qe populli te nderrmer nje vendim te guximshem e te vendosur ta shpetoi njehere e mire shtetin nga kapja e politikaneve prontiste e paniste, ta mbroi Atdheun nga tregtaret e tugjaret qe e kane qite ne shitje dhe ta mbroj veteveten nga varferia vdekjeprurese qe po i kanoset dita dites?! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!