Mendimet pozitive dhe negative
Ne koken e secilit individ, sa do i ngritur qofte, ku ma shume e ku ma pak prodhohen mendime pozitive dhe negative, sipas rrethanave qe e rrethojne individin, sipas kapacitetit te tije intelektual per ti kuptuar ato rrethana dhe sipas kendveshtrimeve qe ua bejne atyre rrethanave secili person , edhe pse here here mendimet ngegative i kamuflojme me petkun e mendimeve pozitive. Me nje fjale, bejme politike edhe pse na djege diçka perbrenda. Ky kamuflim perdoret ne forme lajke e dinakerie, per ti plotesuar interesat personale apo per ti shpetuar situatave te disfavorshme. Populli thote:” Nevoja te qone ne dere te hasmit, edhe pse ke mendime negative per te” Nuk eshte mendim i qelluar e as pozitiv, nese bejme ndarje bardhe e zi te atyre qe mendojne vetem pozitivisht dhe atyre qe mendojne vetem negativisht. Kete ndarje bardhe e zi e bejne vetem ata, qe nuk e kuptojne fare, se çka eshte mendimi pozitiv e çka ai negative, sepse ne kokat e te gjitheve eshte e pamundur te mos prodhohen mendime pozitive dhe mendime negative, varesisht prej situatave qe rrethohemi.
Cili eshte ai shqiptar qe mundet me prodhuar mendime pozitive per gjendjen e shqipetareve ne ballkan, per gjendjen e shqiptareve nene pushtimin malazez, serb, maqedon dhe grek?! Pozitivisht mund te mendojne per kete gjendje te shqiptareve, vetem ata shqiptare qe kane qene e jane tradhtare, qe nuk kane shpirte e ndjenja kombetare, qe mendimet e tyre jane te mbushura perplot me interes e pafytyresi, te cilet krijojne qetesi e lumturi, ne mesin e nje popullate prej 70% e cila vuan ne mjerim, ne varferi e pa liri. Keto mendime nuk jane mendime pozitive, por jane nje mjerim shpirtnor i atyre qe mbi germadhat e ketije vendi, mbi fatkeqesine e ketij kombi, ndertojne endrrat e tyre te lumturise. Per ta pershkruar gjendjen e mjere dhe te ndotur shpirterore te tyre, vlene thenja popullore:” Stambolli po digjet, kurse kurva prane pasqyres, po krihet, po lyhet e po ngjyhet ,per tu defryer diku”.
Si mund te kete mendime pozitive per gjendjen e qeshtjes sone kombetare, si munde te kete kenaqesi e lumturi per kete gjendje te qeshtjes sone kombetare, te dare e te perqare, pa liri e ne vafrferi, si mund te kete mindim pozitiv kur vendin tone e leshojne te rijte duke u tretur rrugeve te botes, per ta siguruar kafshaten e bukes, i turturuar dhe i perulurnga padronet e tije?! Po, mund te kete mendim pozitiv per kete qeshtje kombetare, vetem te ata persona, qe jane nene ndikimin e alkoholit dhe substancave narkotike dhe te ata persona qe e kane pesuar nje doze te qrregullimeve psikike, qe per idol e per ideal, i kane vere ne rende te pare interesat e veta personale. Mendimet pozitive dhe negative, nese perputhene drejte me situatat qe na rrethojne, jane mendime te drejta e te verteta, kurse mendimet qe dalin nga iluzionet tona, te kamufluara , qofshin ato pozitive apo negative, nuk jane mendime te verteta e as te drejta.
Lexuesi im i dashur, edhe kur mendojme pozitivisht edhe kur mendojme negativisht, nese mbeshtetemi ne argumente dhe fakte te verteta, duke mos i thene te zezes e bardhe dhe te bardhes e zeze, jemi large iluzioneve mashtruese dhe paragjykimeve qe nuk mbeshteten ne argumente dhe fakte te verteta, por mbeshteten ne egon personale, ne interes dhe ne endrra me sy te hapur. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!