Premtimet boshe ia humbin autoritetin dhe vleren atij qe premton

Nëse doni të fitoni besimin në mesin e tjerëve, ta ruani autoritetin dhe vleren qe e posedoni, bëjeni atë që jeni zotuar. Zhvilloni reputacionin e personit të cilit i besohet në cilindo segment të jetës. Përmbushni obligimet ashtu siç keni premtuar.                                                                                         Premtimet boshe para audiences sone, e humbin autoritetin dhe ate vlere qe e posedojme, e humbin besimin tek tjeret dhe ata i kthen ne kundershtar tane.                                                                                                                                                                                                                                                                       Nese doni te fitoni besimin ne mesin e tjereve, mos i merrni ato pergjegjesi per te cilat nuk jeni te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombetarisht t`u dilni zot pergjegjesive qe i merrni, sepse do beheni gazi dhe turpi i botes.                                                                                                                                      Nuk eshte mire, nuk eshte produktive, nuk eshte e ndershme, as e moralshme e as kombetare, te merren apo te uzurpohen pergjegjesi per interesa personale, duke i demtuar e shkaterruar interesat e tjereve. Kjo dukuri negative eshte bere mode ne realitetin tone kombetar dhe dita dites po nenvleresohet diturija, pergatitja profesionale, morale e kombetare e tjereve, duke ardhe ne shprehje sherbtoret e politikes se kohes, te cilet nuk kane aspak potencial intelektual, profesional, moral e kombetare, perpos gatishmerise te sherbejne si militant te verbet per padronet e tyre politike.                                                                                                                                                                                                                                                                   Eshte shkatrrimtare per vendin kure i uzurpojne vendet me pergjegjesi te larte shoqerore e kombetare, jo profesionalistet, te cilet deshmohen vetem si militant partiak edhe pse niveli i pergatitjes se  tyre per pergjegjesine qe kane marre, i bene shume qesharak.                                                                            Dote ishte tmmerr per drejtesine nese e marrin pergjegjesine ta menagjojne ate, specialistet e trenave te hekurudhes, specialistet e anijeve detare. Do te ishte tmerr ta marrin pergjegjesine per Elektro Koseven Historian e agronom te ndryshem. Ta marrin pergjegjesine ne ekonomi, filozofet e psikologet. Ta marrin pergjegjesine ne edukim e arsimim, gjeodetet, sizmologet, xehtaret e arkeologet. Ta marrin pergjegjesin ne politike kleriket fetare e ne fe politikanet. Politikes sone ne nivel kombetar, iu kane perzi kabllat mes pergjegjesive profesionale, politike e fetare.                                                                                                                                                                                                                                                                    Lexusi im i dashur, nese don ta fitosh besimin e tjereve, ta ruash autoritetin dhe vleren qe e posedon, beje ate qe je zotuar, zhvilloje reputacionin e personit te cilit i besohet dhe permbushi obligimet dhe premtimet qe je zotuar. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje