Shprehite e mira dhe ato te keqija nuk jane te lindura por te fituara gjate jetes
19 April 2016 në 11:35 PD ·
Nene ndikimin e shume faktoreve veprojne perceptimet, mendimet, idete, bindjet dhe sjelljet tona gjate jetes, ku do ta kemi veshtire ta gjejme veten sa më natyrshem ne mesin e ketyre faktoreve. Çdo gje qe e bejme gjate jetes, e ka prejardhjen nga menyra se si i perceptojme gjerat, ngjarjet, proceset dhe dukurite e ndryshme natyrore shoqerore e shpirterore.
Eshte e mundeshme ta korigjojme menyren e perceptimeve, mendimeve, bindjeve, pikepamjeve, sjelljeve e shprehive tona, te cilat tregohen gjate jetes si te pasukseseshme, destruktive apo te pa njerezishme, duke i zavendesuar ato brenda mundesive me kualitet, progresivitet e me realitet pozitiv.
Kure e them kete se eshte i mundshem korigjimi i te keqijave tona dhe zavendesimi i tyre me te mira, mendja me shkone se te mirat e te keqijat mesohen e pervetesohen nga ana jone gjate gjithe jetes, nene ndikimin e shume faktoreve dhe ashtu sikur mesohen mund edhe te korigjohen e te zavendesohen me dukuri reale, progresive e te dobishme.
Familja, shkolla, shoqeria, literatura, mjetet e informacionit, te shkruara e elektronike, televizioni, interneti, teatri, filmi, profesioni e grupe shokesh e miqesh te ndryshem qe jemi te rrethuar me ta, ndikojne kush më shume e kush më pak ne menyren e perceptimeve, mendimeve, ideve dhe sjelljeve tona gjate jetes rrethe ngjarjeve e dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore, pa harruar edhe menyren e ndikimit te angazhimit tone personal, qe eshte me kryesore, ne mesin e ndikimit te ketyre faktoreve te shumte.
Ështe ne favor tone dhe e domosdoshme, qe gjate jetes ta permiresojme menyren e perceptimeve, mendimeve, ideve, bindjeve e sjelljeve tona, qe ti lirojme ato nga iluzionet e ndryshme, te cilat ne menyre iluzore formohen edhe perceptimet, mendimet, pikepamjet, bindjet dhe sjelljet tona qe e interpretojne ne realitet te caktuar natyror, shoqeror e shpirteror.
Kam bindjen time personale qe shoqeria jone, dita dite po zhytet me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, ne perceptime, mendime, qendrime, pikepanje, bindje e sjellje iluzore qe e deformojne interpretimin e realitetit tone natyror, shoqeror dhe ate shpirteror. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!