Nderhyrja brutale e politikes ne pavaresine e puneve te brendeshme organizative te shkollave dhe univerziteteve, e ka pruar ne kete gjenje edukimin dhe arsimin tone kombtar
Derisa te devalvohet edukata, dituria, kultura dhe shkenca nga matrapazet e korruptuar politik, nuk do te lulezojne shkollat dhe univerzitetet tona, nuk do te prodhojne kuader te mirfillt profesional e kombtar. Nuk do ta rimarrin veten kurr shkollat e univerzitetet tona qe ti kryejn detyrat dhe obligimet profesionale qe u takojne.
Derisa shkilen ligjet, statutet dhe konkurset e shpallura sipas ligjit te arsimit per vende te ndryshme te punes, per regjistrimin e nxenesve, notimin e cilesimin dhe kalushmerine e tyre, do te vazhdoi ky kaos qe i ka perfshire shkollat dhe univerzitetet tona.
Derisa te behet emrimi i kuadrit menagjus, mesimdhenesve, dhe stafit teknik mbi baza partiake, mbi baza korruptive e amorale, familjare e farefisnore, duke shkelur me dy kembet mbi ligjin dhe kerkesat e konkurseve te shpallura sipas vendeve te punes, vaj halli per menagjimin dhe pergjegjesite qe duhet ti ket menagjusi, kupto drerjtori, vaj halli per procesin e mesimdhenjes dhe cilesine e tije qe eshte ne pergjegjesi profesionale e morale te mesimdhensve, vaj halli per mirembajtjen e pastertise, mirembajten e ngrohjes ne shkolle dhe mirembajtjen e sanitarise e stabilimenteve te ndryshme qe i nevoiten mirevajtjes se procesit organizativ mesimor!
Derisa emrohen nga matrapazet e korruptuar politik autoret e hartimit te planprogrameve mesimore apo korikulave te Kosoves, derisa te emrohen autor te teksteve , literatures shkollores dhe doracakeve udhezues per mesimdhenes e per nxenes, militante besnik te partise e familjare dhe te aferm te korruptuar, e jo profesionist te deshmuar ne keto lamij, dihet fare mire niveli i cilesise se planprogrameve, teksteve e literatures shkollore dhe doracakeve udhezues, qe nuk ekzistojne fare!
Derisa ti fusin hundet matrapazet e korruptuar politik ne menyren e regjistrimit te nxenesve e studenteve, notimit e cilesimit dhe kalushmerise se tyre, dihet fare mire cilesia e tyre dhe pergatitja profesionale, edukative e arsimore!
Derisa ti fusin hundet matrapazet e korruptuar politik, neper tender te ndryshem gjate ndertimit te ndertesave shkollore, dihet fare mire niveli dhe standardet e ndertimit te tyre, dihet fare mire niveli dhe standardet e kabineteve mesimore neper to, dihet fare mire paisja e tyre me mjete te mesimit, dihet fare mire sa e si paisen shkollat me lende djegese, sa e si rregullohen e mirembahen sallat e edukates fizike, atelete arteve , sa e si rregullohen e mirembahen terenet sportive, parqet e gjelbrime te ndryshme rreth ambientit shkollor ku luajn e pushojne nxenesit!
Derisa ti fusin kthetrat e veta dhe te nderhyjne brutalisht politikanet nga larte poshte, korrupcioni, militantizmi partiak, familjarizmi e dukuri tjera te qoroditura neper shkollat e univerzitetet tona dhe kolegjet private, te cilat jane te korruoptuara e matrializuara fund e krye, vaj halli qe e pret edukimin dhe arsimin tone kombtar, vaj halli per nxenesit e studentet tane, vaj halli per nivelin e pergatitjes kadrovike, per kulturen dhe shkencen tone ne nivel kombtar! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!