Po pres me padurim ta thone fjalen e tyre refarmatoret, trajneret e mesimdhenesve, zyrtaret pergjegjes te ministrise per kete gjendje jo te mire ne arsimin tone kombtar
Tani mezi po pres ta thone fjalen e tyre ata qe i moren pergjegjesite e reformatoreve te arsimit, merite e pa merite, nga pas lufta e deri me tani. Ata qe i moren pergjegjesite e trajnimit te mesimdhenesve tane dhe e quanin veten ekspert e moderator te trajnimeve.
Ata qe i moren pergjegjesite e hartimit dhe perpilimit te planprogameve apo korikulave te Kosoves. Ata qe i moren pergjegjesite me merite e pa merite ti hartojne e perpilojne tekstet, literaturen ndihmese dhe doracaket udhezues shkollor.
Ata qe i moren pergjegjesite merite e pa merite per hartimin e perpilimin e testeve kombtare dhe testeve te ndryshme qe perdoren per perioda te ndryshme te testimit te nxenesve neper klase te ndryshme e shkalle te ndryshme te shkollimit.
Ata inspektor qe u zotuan se do ta mbajne nen kontroll gjendjen e organizmit te procesit mesimor, nivelin dhe cilesine e planprogrameve mesimore, teksteve e literatyres shkollore dhe doracakeve udhezues shkollor, te cilete mendonin, se jane zbuluesit e pare te metodave, teknikave e formave bashkohore te mesimdhenjes e mesimnxenjes, te cilesimit e notimit te nxenesve, zbulusit e pare te permbajtjeve bashkohore te arsimit e edukimit qe ti rendisin neper planprogramet mesimore apo neper te ashtuquajturat Korikula te Kosoves, pershtatur reformave te arsimit sipas kerkesave te Bolonjes.
Ata qe paten menduar se jane zbulusit e par te hartimit e perpilimit te teksteve, literatures ndihmese shkollore dhe doracakeve udhezues metodike. Ata ministra e zyrtare pergjegjes te arsimit qe trumbetonin me plote gojen se po bejne reforma qe si kishte bere askush më mire per rreth nesh.
Pasi qe e kam provuar ne lekuren time personale vleren dhe cilesine e kontributit dhene nga trajneret e mesimdhenesve, reformatoret e arsimit, perpilusit e planprogrameve dhe teksteve e literatyres ndihmese shkollore, hartusit e perpilusit e testeve kombtare, e atyre lokale per shkolla te ndryshme, gjate karieres sime ne arsim, ku edhe i kam bere me mija ore e qinda dite trajnime dhe ate vetem pas luftes. Periudhat e mahershme nuk po i numroi, ndoshta kame te drejte ta jap mendimin dhe bindjen time , qe e kam formuar gjate asaje periudhe te trajnimeve dhe reformave, se asnjeri prej atyre trajnereve dhe reformatoreve nuk ishte ne nivel te duhur profesional e kombtar dhe nuk e kishte te kjarte se qfare duhet te arrihet permes atyre trajnimeve apo reformave ne fjale, perpos qe u shkumonte goja, gjaja si te vetmit perparimtar e moderator te arsimit. Si te vetmit hartus e perpilus te planprogrameve qe premtojne cilesi e sasi njohurish per nevojat e arsimit tone kombtar, si te vetmit hartues e perpilues te teksteve shkollore, literatures ndihmese, doracakeve udhezues e metodike per arsimtar e per nxenes, si te vetmit hartues e perpilues te testeve kombtare dhe testeve te ndryshme per nevojat e brendeshme te shkolles qe te testohen nxenesit neper shkolla.
Qe nga koha e Daksnerit e kam ngrite zerin, permes revistes “Shkendija” te vetemen Reviste te arsimit , te cilen e mbyllen trajneret dhe reformatoret ne sherbim te Daksnerit, qe me plote gojen na dilnin perpara neve qe na trajnonin se, po bejne mrekulli ne reformimin e arsimit tone, po bejne trajnime e pergatitje te mrekullushme te kuadrit mesimor, edhe pse ne te gjitha ato trajnime, une e disa shoke te mij nuk kemi pajtuar me menyrene se si punohej permes nje delintantizmi te papar, gjate trajnimeve e reformave te ndryshme, gjate hartimit e perpilimit te planprograme mesimore, te teksteve shkollore, udhezuseve te notimit e cilesimit te nxenenesve.
Ne ate kohe trajneret e reformatoret, na akuzonin neve disave se, po derdhim lote korkodilli, per te kaluaren e arsimit dhe po vuajme nga nostallgjija e asaje te kaluare, se po derdhim lote korkodilli per pedagogjine e psikologjine qe nau paska kaluar koha dhe jane bere demode.
Ja tani lotet tane prej korkodilli, po deshmohen dita dites, se nuk paskan qene lote te korkodillit, por lote profesionistesh e te dashamireve te arsimit, qe ia kane kushtuar jeten profesionalisht, moralisht e kombatarisht atij. Keta lote senzibilizimi qe e benim u derdhen kote, sepse hasen ne vesh te shurdhet, sikur me heret qe hasnin ne vesh te pushtueseve tane dhe na largonin nga puna e na diferenconin si njerez te pa pershtatshm qe ta mbajme ditarin ne dore.
Po ne kete menyre u be njefar lloj diferencimi i egersuar me pedagoget e psikologet e shkollave, me sherbimin pedagogjik e psikologjik nga larte poshte, me Entin pedagogjik te Kosoves, me entet pedagogjike rajonale dhe me ato komunale
Keta trajnere e reformator, jo vetem qe e benin kete te zeze gjate reformave e trajnimeve, por keta per hater te qellimeve destruktive te Daksnerit, e mbyllen per leverdite e veta institutin pedagogjike te Kosoves dhe institutet pedagogjike rajonale e komunale qe ishin dhe funksiononin ma pare.
E mbyllen Revisten Shkendija, te vetmen revist qe percillte porvojat e ndryshme ne arsim, e mbyllen sherbimin pedagogjiko-psikologjik neper shkolla, duke i larguar nga vendet e punes edhe pedagoget shkollor, te cilet ishin te thirrur ta benin percjelljen e organizimit edukativo-mesimor ne menyre profesionale, percjelljen e cilesimit dhe notimit te nxenesve, percjelljen e menyres se paisjes se shkollave tona me tekste shkollore e me literature te duhur profesionale per mesimdhenes, percjelljen e bashkpunimit shkolle familje, arsimtar nxenes e arsimtar prinder te nxenesve, percjelljen e paisjes se shkollave me kabinete e mjete mesimore dhe menyren e perdorimit te tyre, trajtimin ne menyre profesionale te problemeve te ndryshme qe u ndodhin nxenesve ne mesim, me shoket e tyre, me shendetin personal e probleme tjera te shumta rreth disiplines se nxenesve, rreth suksesit ne mesim, rreth vijueshmeris se rregullt neper oret e mesimit.
Perkundrazi ne vend te ktyre profesionalisteve qe jane alfa e omega e institucioneve edukativo-mesimore, i mbushen shkollat tona me sigurimca e me militante partiak, qe me dajak e me force ta mbrojn jeten e lire dhe rregullat e rendin shtepiak ne shkolle.
Si po duket po pres kote qe do ta thote kush fjalen per kete gjendje jo te mire ne edukimin dhe arsimin tone kombetar, nga ana e reformatoreve, trajnereve, perpiluseve te planprogrameve, hartuseve te tekesteve shkollore, literatures dhe doracakeve udhezues e metodik per nxenes e mesimdhenes dhe nga ana e perpiluseve te testeve kombtare e testeve tjera lokale per nevojat e perditshme te shkollave gjate notimit e cilesimit te nxenesve tane, sepse ata e kane fute koken ne zalle si struci, per ta mbrojtur koken kur e perfshine vapa e kohes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!