Kush e barte fajin dhe pergjegjesine me te madhe per rezultatin e dopte qe e treguan nxenesit tane gjate vlersimit ne programin nderkombtar, i njohur me shkurtesen “PISA”
Nxenesve tane ne shkollen shqipe , qe nga çlirimi i Kosoves e deri me tani nga kompetentet e arsimit dhe menagjusit e tij, nga larte poshte, nuk u eshte ofruar as mundesia minimale te tregojne rezultate më te mira ne programin per vlersimin nderkombtar, te “PISA-s” e testime tjera me vlere.
Kur e mendoi kete kam parasysh numrin e madhe te nxenesve neper klase, i cili ka shkele mbi rregullat pedagogjike e psikologjike rreth numrit te nxenesve qe duhet ti posedojne klaset e ndryshme brenda nje shkolle, ku ai numer eshte i dyfishuar dhe trefishuar mbi normen e percaktuar, sipas rregullave pedagogjiko-psikologjike. E kame parasysh nivelin e pastertise dhe mirembajtjes se klaseve, kabineteve , kthinave e hapsirave te ndryshme neper ambientet shkollor, qe shpeshhere nuk e kane ofruar e nuk e ofrojne as minimumin e mirmbajtjes se higjenes se domosdoshme, ngrohjes, ajrosjes e ndriqimit te mjaftushem te tyre, te cilet si faktor luajn rrol serioz ne mbarvajtjen e organizimit te procesit edukativ e mesimor, luajn rol ne arritjen e suksesit te nxenesve ne mesim dhe ne ruajtjen e shendetit te tyre fizik e psikik, e ne rritjen e motivacionit, deshires dhe dashurise se tyre per mesim.
Ketu kane ra ne provim para PISE-s, jo vetem nxenesit e mesimdhenesit, qe mese paku apo aspak nuk jane fajtor per kete gjendje, por fajin kryesor e bartin mbi ndergjegjen e tyre te ulte, pergjegjesit dhe menagjusit e arsimit, se bashku me politiken e tyre te korruptuar kembe e koke nga larte poshte.
Nese e marrim para sysh numrin e kabineteve shkollore jo te mjaftushem per lendet e ndryshme te mesimit, te mos them se ne te shumten e rasteve edhe mungojne ato tersisht, nese e marrim parasysh formen e ndertimit te kabineteve, pershtatjen e tyre sipas natyres se lendeve mesimor, paisjen me mjete te duhura te mesimit, te mos them se mjetet mesimore ne te shumten e rasteve edhe mungojne tersisht, ku ne mungese te tyre, perdoret ne percesin e organizimit mesimor vetem teksti shkollor i lendes mesimore, shkumsi, shpuza dhe tabela. Merrni me mend se sa mundet mesimdhenesi permes tekstit, shkumsit, shpuzes dhe tabeles, të arrij knaqshem nivelin e demonstrimit te mesimit para nxenesve ,duke respektuar rregullat e parimit mesimor rreth konkretizimit, racionalizimit, ekonomizimit, shkallshkallshmerise para nxenesve te tije etj.
Merrni me mend sa e si i eshte krijuar kushte nxenesve tane te kyqen edhe ata ne procesin e mesimnxenjes, kur permes kesaj gjendje te mjere qe i ka perfshire shkollat tona, i imponohet mesimdhenesit me kete varferi mjetesh mesimore , te perdor vetem metoden e ligjerimit para nxenesve dhe formen frontale te punes me nxenes, ku nxenesit degjojne ne menyre pasive ose bejne zhurem , e mesimdhenesi ligjeron para tyre ne qetesi e ne zhurme.
Ne munges te mjeteve mesimore dhe kabineteve nuk e bartin fajin per mos sukses ne mesim, vetem mesuesit e nxenesit, qe te mos them se nuk e bartin fare, por fajin kryesor e bartin pergjegjesit e menagjusit e arsimit ,se bashku me politiken e tyre te korruptuar nga larte poshte, qe nuk kane investuar sa duhet e si duhet ne kabinetet shkollore dhe ne paisjen e tyre me mjete te mjaftushme mesimore, sipas kerkeses se lendeve mesimore.
Nese e marrim parasysh nivelin e pergatitjes se planprogrameve shkollore apo korikulat e ashtuquajtura te Kosoves, te cilat as per se afermi nuk i ofrojne standartet sipas reformave ne arsim dhe sipas frymes se Bolonjes, te cilen edhe e kemi perqafur gjate periudhes sone te reformimit te arsimit sipas nevojes dhe sipas moshes se nxenesve tane. Ne keto planprograme hetohet fare lehte mungesa e pergatitjes profesionale e autoreve te hartimit te ketyre planprogrameve apo te ashtuquatura korikulat e Kosoves, mungesa e qasjes serioze te hulumtimit e studimit shkencor se qfare niveli i plane programeve i konvenon realitetit tone te arsimit ne Kosove. Ne vend qe te studjohet gjendja reale e realitetit tone me te cilin rrethohemi, autoret e hartimit te planprogrameve mesimore, kane bere kopi paste duke perkthyer planprograme te huja, pa e bere fare nje analize te duhur, se ai i pershtaten realitetit tone te arsimit dhe kushteve ekonomike qe i oposedojme.
Nese i marrim parasysh tekstet, literaturen dhe doracaket shkollor qe aspak nuk perputhen me kerkesat e planprogrameve mesimore, aspak nuk i plotesojne standartet e reformimit bashkohor te arsimit, te mos them se mungojn pjesa kryesore e teksteve te lendeve profesionale, ku detyrohen mesimdhenesit te diktojne nga tekstet univerzitare copza tekstesh para nxenesve, kurse nxenesit te turturohen duke marr shenime. Pos kesaje dukuri negative , tekstet jane te ngarkuar me historicizem e me permbajtje te stervjetruara qe jane barte nga e kaluara , kopi paste dhe te hartuar shkel e shko vetem per perfitimet personale te autoreve, te cilave u mngon paisja me aparature dhe teknologji te duhur pedagogjike, psikologjike e metodologjike, per te ofruar udhezime te domosdoshme per nxenes, se si duhet te mesojne ne to, dhe per mesimdhenes, se si ta organizojne procesin mesomor, sipas njesive e temave, qe i posedojne tekstet, literatura plotesuse shkollore dhe doracaket udhezues ne fjale.
Kush eshte fajtori ketu, nxenesit, mesimdhenesit apo pergjegjesit dhe menagjusit e arsimit nga larte poshte se bashku me perpilusit e planprogrameve, teksteve, literatures ,doracakeve mesimor dhe percaktusit e mjeteve mesimore, ne bashkpunim, duke i ruajt vetem interesat e veta personale, pa e qare koken fare per nivelin dhe cilesine e planprogrameve, teksteve, literatures shkollore, doracakeve udhezues dhe lloji n e mjeteve mesimore qe ua ofrojne ato mesimdhenesve dhe nxenesve te niveleve te ndryshme te shkollimit? Me siguri mese paku ne kete raste jane fajtor nxenesit dhe mesimdhenesit tane! Dihet shume kjarte se kush eshte fajtori!
Nese vertete qendron konstatimi im personal e profesional , se niveli dhe cilesia e hartimeve dhe perpilimeve te planprogrameve , teksteve, literatures, doracakeve dhe percaktimi i mjeteve mesimore neper shkollat tona, te niveleve te ndryshme profesionale e te pergjithshme, u mungone cilesia dhe permbajtja profesionale e pergatitjes sipas kerkesave bashkohiore te pedagogjise, psikologjise, didaktikes, metodikes dhe metodologjise, atehere , si kane mundesi te kene sukses ne mesimdhenje, mesuesit dhe ne mesimnxenje nxenesit? Kurrfar mundesish!. Si kane mundesi nxenesit tane te tregojne rezultate te suksesshme kure testohen aftesite, shkathtesite e shprehite e tyre qe i kane pervetesuar gjate shkollimit te nje niveli te caktuar shkollor, me nje realitet aspak favorizues per ta! Mesiguri edhe per kete realitet te hidhur, dihet fare mire se kush eshte fajtori kryesor i mossukseseve!
Nese e marrim parasysh nivelin e dopte e jo profesional te trajnereve qe i trajnojne mesimdhenesit, se si duhet ta organizojne sa më mire procesin mesimor sebashku me mnxenes, si duhet te bashkpunojne me nxenesit, sa e si duhet dhene hapsir nxenesve gjate nje ore mesimore, qe te punojne ne menyre te pavarur ata, e jo nen tutelen e mesimdhenesve, besa shpeshehere edhe nen kercnimin e tyre.
Fajin kryesor e bartin pergjegjesit e arsimit e menagjusit e tij nga larte poshte, se bashku me politiken e tyre te korruptuar, qe nuk e kane bere perzgjedhjen e duhur mbi baza profesionale te pergatitjes por mbi baza politike te trajnereve te cilet jane shkolluar e aftesuar gjate studimeve dhe jane pergatit mjaftushem me kulture pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike dhe metodologjike, per tiu qas ne menyre profesionale trajnimit te mesimdhenesve sipas kerkesave shkencore te shkencave qe u permenden më larte.
Nuk mund te kete sukses ne sallen e operacionit ne meset spitalore, nese ne ate salle udheheq punen kryesore te operimit nje pedagog apo nje psikolog, te mos them se sa po tia fillojne punes, ia marrin shpirtin pacientit, siq nuk munden te kene sukses kurr ne trajnimin e mesimdhenesve mjeket kiruget, biologet, historianet, albanologet, matematiciente, kimistet e tjere profesionist qe jane te pergatitur ne fusha te ndryshme shkencore, e jo aspak te pergatitur si duhet e sa duhet me kulture profesionale pedagogjikle e psikologjike, siq jane pedagoget e psikologet shkollor, te mos them trajneret e rangut politik te perzgjedhur, i fusin ne rruge pa dalje, mesuesit qe kane patur fatin te trajnohen nga militantet politik, te mos them se operacioni i trajnereve politik e jo profesional, e bene te vdekur perse gjalli punen e shejte te mesimdhenesit. Edhe ketu dihet se kush eshte fajtori per mos suksesin e nxenesve dhe mesimdhenesve, me siguri jo mesimdhenesi e as nxenesi!
Nese e marrim parasysh mungesen e sherbimit profesional pedagogjik e psikologhik te pedagogut e psikologut shkollor dhe sherbimit pedagogjike e psikologjike nga larte poshte neper shkolla, qe e kane per detyre ta percjellin ne menyre profesionale, procesin e organizimit edukativ mesimor brenda nje shkolle dhe neper shkolla te niveleve te ndryshme profesionale e te pergjithshme ne te gjitha institucionet dhe entet edukative arsimore parauniverzitare e univerzitare, qe e kane per detyre ta percjellin procesin e organizimit neper oret e ndryshme mesiomor, procesin e testimit lokal, notimit e cilesimit te nxenesve brenda shkolles, qe e kane per detyre tu ndihmojne nxenesve ne problemet e tyre te ndryshme rreth mesimit, rreth roporteve mes shokeve e shoqeve dhe mes arsimtareve e raporteve mes familjareve dhe te japin ndihmesen profesionale te tyre aty ku e shohin te nevojshme se duhet dhene ndihmesa, nese e marrim parasysh qe e kane per detyre percjelljen profesionale te bashkpunimit mes arsimtareve e nxeneseve dhe arsimtareve mes veti, duke marr informacione te duhura profesionale per gjendjen e nxeneseve dhe mesimdhenesve, qe ne baze te atij informacioni te intervenohet ne menyre profesionale qe te sanohet gjendja jo e mire, nesee marrim parasysh nivelin e percjelljes se bashkpunimit me prinderit e nxenesve dhe menyren e dhenjes se ndihmave profesionale, se si duhet te punojne prinderit me femijet e tyre, nese e marrim para sysh se si e sa mirren infromacione per secilin femij, per gjendjen ne familje te secilit nxenes , raportet e prinderve me femijet e tyre, raportet e prinderve mes veti dhe po ta marrim parasysh nivelin e bashkpunimit profesionale te pedagogut e psikologut me familjaret, per ta sanuar sa më shume gjendjen e bashkpunimit anarkik, siq eshte bere edhe zakon ne ditet e sotit, vertet vijme ne perfundim se fajin dhe krimin kryesor per kete qeshtje e bartin pergjegjesit dhe menagjusit e arsimit nga larte poshter, qe e kane penguar dhe po e pengojne instalimin e vendeve te punes se pedegogut dhe psikologur shkollor neper shkolla tona duke i mbuluar ato vende pune dhe sherbimin pedagoghjik e psikologjik nga larte poshte me militant partiak qe nuk kane as afinitetin minimal profesional, moral e kombtar te merren ne menyre profesionale dhe efektive me trajtimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve delikate e shume serioze, qe ndikojne me te madhe ne motivimin apo demotivimin e nxenesve per mesim, per disipline, per vijueshmeri te rregullt te oreve mesimore dhe per qasje sa më te kendeshme ne pervetesimin e njohurive te nsdryshme nga nxenesit dhe transmetimin e pervojave më progresive te mesimdhenesve para nxeneseve te tyre.
Nese e marrim parasysh edhe kordinimin e puneve mes drejtorise se shkolles epedagogut dhe psikologut shkollor, kordinimin e punes dhe bashkpunimin profesional, mes kshillit te shkolles, kshillit te arsimtareve, keshillit te nxenesve dhe keshillit te prinderve ne nivel shkolle e ne nivel komunal e më gjere. Nese e marrim parasysh nivelin shkel e shko te kryerjes se ketyre detyrave te domosdoshme, qe u permenden më larte, te cilat ndikojne shume per ngritjen e suksesit ne mesimdhenje e mesimnxenje, suksesi mbetet vetem deshire qe e deshirojme e jo kurr ta arrijme neper shkollat tona si detyre e obligim qe e kemi.
Edhe per kete dukuri, me siguri nuk i ka fajet mesimdhenesi e nxenesi por klika byrokratike nga larte poshte qe eshte kriminalizuar, korruptuar dhe e militanizuar politikisht! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!