Gabimet qe mund t’i bejme gjate ndijimit e perceptimit te nje realiteti
Isa Thaçi
5 Nëntor 2013 në 7:56 MD ·
Ne jetojme mire apo keqe dhe zhvillohemi po ashtu, ne saje te njohjes se realitetit i cili na rrethon. Pikenisja e sjelljeve dhe veprimeve tona, varet nga menyra, sasia dhe cilesia e njohjes se atij realiteti ne mesin e te cilit gjendemi. Njohja e secilit eshte shkalle-shkalle dhe ne menyre te ndryshme te vetedijesimit per realitetin natyror, shoqeror dhe shpirteror.
Vetedijesimi personal per boten e jashtme dhe per boten e brendeshme, varet nga menyra e ndijimit dhe perceptimit tone si procese njohese psikike, qe na mundesojne njohjen e realitetit te te tri botrave. Gjate perceptimeve ndikojne shume faktor fizik, fiziologjik dhe ata psikik, ku nene ndikimin e tyre bejme edhe shume gabime gjate njohjes se nje realiteti.
Ne mesin e faktoreve te shumte qe ndikojne ne devijimin e ndijimit dhe perceptimit tone ndaj realitetit, bejne pjese me ndikimin e tyre mashtrues edhe faktoret psikike e shoqeror, faktoret emocional e motivues tek ne, ndikojne edhe qendrimet, interesat, pervoja, tiparet e personalitetit dhe te karakterit, bindjet politike, ideologjike, fetare, filozofike, ekonomike, sociale dhe bindjet dhe qe rrjedhin nga profesioni te cilit i takojme.
Per shkak te ndikimit te ketyre faktoreve ne menyren e ndijimit dhe perceptimit , edhe njohja e realitetit nga ana e jone eshte e niveleve te ndryshme dhe subjektive, kure bejme fjale per nje realitet te caktuar. Per kete arsye duhet te kemi nje kujdese te shtuar qe te ndikohemi sa me pak nga mashtrimet qe dalin nga faktore te ndryshem.
Nga kendeveshtrimi i perceptimeve qe i bejme nje realiteti, varet edhe menyra e te menduarit, menyra e bindjeve dhe qendrimeve tona. Ashtu si i formojme mendimet, bindjet dhe qendrimet, i bejme edhe sjelljet e veprimet gjate organizimit te jetes sone personale e nderpersonale.
Jeta e lumtur apo jo e lumtur, e qete apo jo e qete, e sukseseshme apo jo e sukseseshme, varet krejtesisht nga menyra e organizimit te ndijimit e perceptimit, mendimit e qendrimit dhe sjelljeve tona gjate jetes.
Obligim moral, intelektual e njerzor e kemi te kujdesemi ne menyre sistematike, qe te bejme sa me pak gabime gjate ndijimeve e perceptimeve tona rreth botes se jashtme natyrore e shoqeror dhe asaje te brendeshme shpirtnore, nese e deshirojme nje jete me te sukseseshme, nese deshirojme njohuri sa me te peraferta ndaj nje realitetit te caktuar, nese deshirojme vizion e largepamesi sa me reale e objektive. Nese deshirojme qe puna dhe dituria jone te mbeshteten ne parimet univerzale te njohjes sa me te perafert te nje realiteti te caktuar te botes se jashtme natyrore e shoqerore dhe asaje te brendeshme shpirtnore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!