Nuk eshte menquri te vrapojme pas parase e pasurise më shume se pas atdheut, nderit, edukates e diturise
Duhet me na ardhe keq secilit prej nesh nese vrapojme pas parase e pasurise më shume se, pas atdheut, edukates e diturise, më shume se pas te vertetes e ndershmerise. Virtytet njerezore nuk blihen me pare e pasuri, sepse ato e krijojne parane, pasurine dhe gjitha te mirat e kesaje bote.
Sipas vizionit filozofik te Aristotelit, ne vepren e tije:” Etika e Nikomahut”, ku flete per virtytet e larta njerezore, karakterin e mire te njeriut dhe per nje jete te lumtur e me dinjitet, ka theksuar se:” shtytja kryesore tek njerezimi i botes gjendet ne harmonizimin, ngritjen dhe persosjen e jetes emocionale, intelektuale, sociale, humane e shendetesore”, si kusht i pare dhe më i theksueri, per t`i arrite te mirat e kesaje jete.
Nese nuk e harmonizojme, ngrisim dhe nuk e persosim ne menyre te barabart jeten emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, shendetesore e kombtare, me jeten ekonomike, ato perpos qe e luftojne njera tjetren per mbizotrim, na luftojne edhe neve fizikisht e psiqikisht.
Ky mos harmonizim ne fjale po deshmohet dita dites si armiku më i madh i njerzimit, shendetit dhe jetes se tij.
Eshte ne menqurine tone tua japim vleren e barabart dhe ti zhvillojme, ngrisim e ti persosim njejte te gjitha virtytet njerzore, pa te cilat nuk jetohet njerzisht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!