Produktet e te mesuarit tek njeriu, sipas Akademik Pajazit Nushit
Procesi i te mesuarit rëndom lidhet me procesin e nxenjes se mesimeve shkollore nga ana e nxenesve. Mirepo, ne psikologji, procesi i te mesuarit ka kuptim shume më te gjere. Mjafton te thuhet se veprimet intelektuale te njeriut, reagimet emocionale dhe veprimet e vullnetshme te tij, sikurse edhe integrimi dhe organizimi i tipareve te personalitetit dhe te karakterit te njeriut, jane produkt i te mesuarit per te pare se te mesuarit ka shtrirje shume te gjere. Sipas akademik Nushit, produkt i te mesuarit jane shprehite e mira, por edhe ato te kqija, te folurit dhe menyra e mendimit te njeriut, dijenia e tij per mjedisin e boten qe e rrethon, dijenia e tij per veteveten, puna profesionale e njeriut, synimet, qendrueshmeria ne vendime dhe ne realizimin e tyre, qendrimet e ndryshme te njeriut etj. Njeriu meson edhe si duhet mesuar, si duhet perceptuar, vezhguar, si duhet mbajtur mend per nje kohe më te gjate. Sjelljet problemore te njeriut, sikurse edhe eleminimi i tyre jane rezultat i procesit te te mesuarit. Disa nga autoritetet shkencore te njohura ne psikologji pohojne se njeriu meson edhe disa çrregullime, madje edhe disa reagime te smuara shpirterore. Po keta pohojne se njeriu, ne baze te mesuarit, i eliminon keto çrregullime te sjelljeve te veta. Me fjale te tjera, njeriu zhvillohet ne qenje intelektuale, sociale e humane, fale procesit te te mesuarit e tij. Sipas Pajazit Nushit, te gjitha ndryshimet e sjelljeve dhe veprimeve te njeriut, me te cilat ai e ndryshon mjedisin e veteveten, ose edhe i kontribone zhvillimit te shoqerise, jane rezultat i te mesuarit. Ndryshimet e ketilla kane karakter progresiv per individin. Aktiviteti i drejtuar ne zhvillimin dhe formimin e sjelljeve progresive, sukurse edhe persosja e ndryshimi i tyre eshte i lidhur drejte perdrejte me procesin e te mesuarit, sipas konstatimeve te profesorit ne fjale. Keto cilesi te tij jane: zhvillimi, formimi dhe ndryshimi i sjelljeve, shtytja e njeriut per ndryshime te ketilla nga nevojat e tije te brendeshme dhe nga ndikimi i faktoreve te jashtem dhe karakteri relativisht i qendrushem i ketyre sjelljeve e veprimeve te tije. Me te mesuar nenkuptojme procesin e zhvillimit dhe te formimit te personalitetit te njeriut me anen e formimit dhe te ndryshimit te sjelljeve te tij, qe shkaktohen nga ndikimi i faktoreve te brendshem dhe te jashtem ne qenjen e njeriut. Pergatitur nga mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!