Permbysja e deshirave, lakmise dhe veseve qe shkojne ne dem tonin e te tjereve eshte e domosdoshme

Jo rralle here udhehiqemi nga deshira, lakmia e vese tjera, te cilat na sjellin pasoja te medha ne jete e ne shendet. T’u largohemi ketyre pasojave, eshte e domosdoshme t’i permbysim veset tona te liga e te qoroditura dhe t’i zavendesojme ato me virtyte njerzore.
Deshira e lakmia me ngrene, me pije, me fjete pertej mase duhet  zavendesuar, me kujdese dhe vetepermbajtje, sepse e shkaterrojme shendetin dhe perspektiven tone. Deshira e lakmia me jetuar pasiv dhe ne deme te tjereve, duhet zavendesuar me deshiren e lakmine te behemi sa më aktiv dhe interesat tona t’i plotesojme permes angazhimit te perhershëm, pa i demtuar interesat e tjereve, pa i fyer e shantazhuar ata permes stigmatizimeve te ndryshme. Deshiren, lakmine e veset tjera qe na qojne drejte amoralitet, prostitucionit, trafikimit te qenjeve njerezore, e substancave narkotike, duhet eliminuar dhe zavendesuar me deshiren e lakmine qe na largojne nga keto vese te shemtuara dhe t`i mundesojme vetit te krijojme familje te shendoshe e te ndershme, te rrisim dhe edukojme femije sa më drejte e te shendetshem fizikisht, shpirterisht, intelektualisht, moralisht e kombtarisht. Po e beme kete, bota jone shpirterore do te pastrohet nga ndotjet amorale, emocionale, psikike, seksuale dhe nga ndotjet e shendetit intelektual, e fizik.
Deshiren dhe lakmine per t’u korruptuar, mashtruar, vjedhur, vrare dhe deshiren per me sunduar mbi tjeret, duhet  zavendesuar me deshiren e lakmine te mos korruptohemi, vjedhim, mashtrojme, te mos vrasim dhe te mos sundojme mbi tjeret, me asnje qmim. Deshiren me urrejte, xhelozu, me kercnu, zemruar, perbuze, nençmuar, pergojuar e stigmatizuar tjeret dhe me shpif per ta , duhet zavendesuar me deshiren dhe lakmine e respektit, mirekuptimit, tolerances, bashkepunimit, ndihmes dhe dashurise ndaj tyre, per aq sa e meritojne ata. Po vepruam ne kete menyre, do te ecim perpara si individ, si kolektivitet e si komb. Per ndryshe do te mbetemi edhe metej keshtu si jemi, gazi i botes. Deshren e lakmine per tradhti ndaj atedheut dhe kombit, per shkaterrimin e pasurise se tije, duhet zavendesuar me deshiren e atdhedashurise, deshiren e skarifices per liri, per komb, per gjuhe, per kulture kombetare dhe per shkence.
Ata qe i permbysin deshirat e lakmite e shfrenuara antinjerzore, i bashkangjiten fuqise madhore te virtyteve njerezore, qe e qojne perpara dhe e bejne jeten më pak frikesuese, më shume te lumtur dhe e rrisin energjine  per te jetuar me dinjitet se bashku me tjeret, duke pare te ardhmen tone personale, familjare me shprese dhe optimizem.
Lexuesi im i dashur, i kemi te gjitha mundesite ti permbysim sa me pare deshirat e lakmite  qoroditese, jo njerezore dhe ti zavendesojme ato me deshira e lakmi te permasave njerezore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje