I perkas kombit shqiptar e Zotit dhe u falenderohem Rilindaseve tane qe e themeluan kombin
Naj kane imponuar fete e perqarjen permes dhunes politike, kerbaqit e kulaqit si eshte më zi, kuptohet edhe me fajin tone nga padituria dhe lakmia e shfrenuar. I perkas kombit dhe Zotit, nuk i perkas krishtit as muhemedit, sepse asnjeri nuk ishin shqiptar, edhe pse jane ulur kembekryq ne trurin e shqiptareve dhe dhe shumices se botes njerezore. Mjeshtria dhe dinakrija e disa politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve tane naiv e shkurtpames nga te gjitha fete qe i posedojme, neper kohe e shekuj, na kane katandisur deri ne kete gjendje, duke u maskuar pas fjaleve te embla, puneve te tharbta dhe te idhta, duke na larguar gjithnje e më shume large zemres e shpirtit kombetar dhe larg besimit te sinqert ne Zot. Derikure duhet te merremi me keto filozofi politike, fetare, ideologjike e intelektuale shkurtpamese, naïve, ekstremiste dhe vetevrasese?! Perhere kemi patur me bollak, fjale te medha e fukarallak, kryelartesi e mend pak, duke thëne dikush i perkas krishtit e jam pura shqiptar 100% karat, e dikush duke thene i perkas muhamedit, kesaje apo asaje partije, kesaje apo asaje gjenerate intelektualesh, atij apo ketij regjioni dhe nuk i perkas atij populli qe ti i perket, shqip duke u kundershtuar, perqar dhe duke u fyer mes veti, edhe pse jemi nje trung shqiptar, edhe pse e flasim nje gjuhe, i takojme nje kulture e tradite, edhe pse i takojme nje gjaku e nje teritori. Ishim Iliro-pellazg, tani jemi shqiptar pasardhse te Iliro-pellazgeve, pa marr parasysh besimeve ne krisht e ne muhamed, qe na u imponuan pushtuesit tane, me gjithate kombi eshte mbi te gjitha, sepse i madhi Zot edhe neve na krijoj njejte si tjeret te barabart mes njerzeve ne bote. Nuk duhet mbeshtetur askush prej shqiptareve mbi turpin se dikur kishte shqiptar, sa ishim krishten, e tani pak kane mbete, qe na u nderruan fete, sepse qe 2000 vite kemi deshmuar sakrifice e gjakderdhje, duke i mbrojtur trojet tona edhe pse pa sukses, per shkak qe ishim te ndare e te perqare mes veti, por megjithate mbetem shqiptar edhe sote e kesaje dite, edhe perkunder veshtiresive ne ballafaqim me pushtues shekuj pas shekujsh, dekade pas dekadash deri ne ditet e sotit, duke i perjetuar padrejtesite e shumta qe naj beri Europa se bashku me Rusine, Turqine, e se bashku me fqinjet tane pushtues, satelit te tyre, ne bashkpunim me politikanet tane naiv, shkurtpames, lakmitare e tradhtare, qe i kishim ne ball dhe i kemi.
Lexuesi im i dashur, kombi eshte mbi te gjitha dhe besimi ne Zote nuk udhezon urrejtje mes njerezish mbi baza fetare e kombtare dhe urrejtje e perqarje mes nesh si komb mbi baza fetare, politike e regjionale. Vetem djalli bene udhzime te tilla, te ata qe kane shpirt te djallezuar, naivitet, shkurtpamesi dhe lakmij te shfrenuar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!