Kujte t`i besohen gjërat me vlerë dhe me pergjegjësi kombëtare

Filozofi yne i madh dhe trimi i patundur para asnje veshtiresie, qe e pengonin arritjen e lirise dhe pavaresise se Kosoves, Ukshin Hoti i keshillonte atedhedashesit e trimat e lirise:  ” Besatohuni ne vendin ku u derdhë gjaku i trimave, besatohuni me Zotin dhe me ndërgjegjën tuaj si dëshmitarë, se nuk do të ndaleni para asnje vështirësie dhe se nuk do t`i frikësoheni vdekjes qe do ta vriste vdekjen “.                                                                                  Atyre qe besatohen aty ku eshte derdhe gjaku i trimave neper dekada e shekuj, qe besatohen me Zotin dhe me ndergjegjen e vete personale, si deshmitare qe nuk do te ndalen para asnje veshtiresie dhe nuk do t`i frikesohen vdekjes qe do ta vriste vdekjen, duhet t`iu besohet çdo vlere njerezore e kombetare me pergjegjesi te madhe, politike, fetare, intelektuale, kombtare e shtetnore.
Qërodeve, tradhtareve, egoisteve, lakmitareve, mburraveceve, perqaresve, shpifseve dhe te pandershmeve, nuk duhet t`u besohet asgje me vlere njerezore e kombetare dhe asnje pergjegjesi ne nivel, politik, fetare, intelektual, shtetnor e kombetar, sepse keta nuk e meritojne kete pergjegjesi me vlere kaq te madhe kombetare, politike, intelektuale, kulturore e shkencore. Veset e tyre te shemtuara, nuk i lene t`ua dijne rendesine vlerave me peshe njerezore e kombetare dhe e keqperdorin maksimalisht pergjegjesine qe u ipet, ne dem te shtetit, te pasurise kombetare, ne deme te shoqerise, dhe ne dem te gjeneratave  te tanishme dhe atyre qe vijne pas.
Lexusi im i dashur, eshte mese njerezore t`i pengojme, te mos na ngjiten si zhuga veset e liga, te shemtuara e te qeroditura,te tradhtarit, egoistit, lakmitarit, mburravecit, mendjemadhit, shpifsit, perqaresit dhe te pandershmit, sepse do te mbetemi zhugana, qyqana dhe te pa fytyre para kombit, para atedheut, para Zotit dhe para njerezve te botes qe na rrethojne, duke na cilesuar si njerez me karakter te ulte, te dopte dhe te ndotur. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje