Mos i paragjykoni dhe mos i urreni tjeret nese doni tu perkulen ne shenje respekti e mirenjohje ata
Nese urrejme apo paragjykojm dike, kemi lejuar qe keto dy vese te liga te na qrregullojen gjumin, oreksin, shtypjen e gjakut, tretjen e ushqimit ne lukth, te rrahurat e zemres, shendetin dhe lumturine e jetes sone.
Urrejtja dhe paragjykimi nuk u sjell asnje dem atyre qe i urrejme e i paragjykojm, ndersa neve na shkaktojn shqetesime, vuajtje dhe plage te renda shpirterore. Nuk duhet lejuar keto vese te shemtuara shpirtrore, te na shnderrohen ne deshire kronike per hakmarrje, sepse keto behen burim i semundjeve te renda trupore e shpirterore, si hipertensioni kronik, semundjet e zemres, sulmi ne tru, qrregullimi i lukthit dhe semundje tjera te mundshme psikike.
Qe te ndalojme urrejtjen e paragjykimet ndaj tjereve, me se miri eshte te mbeshtetemi ne parimin human te faljes, tolerances dhe mirekuptimit ndaj tyre.
Mjeket dhe psikologet keshillojne te kemi kujdes te shtuar qe mos te hidherohemi, zemerohemi dhe shqetesohemi, pa marre parasysh se qka ka ndodhur perreth nesh, sepse zemerimi, hidherimi,urrejtja, shqetesimi dhe paragjykimet e tepruara ndaj tjereve, sulmojne zemren, tensionin e gjakut, lukthin dhe trurin e atyre qe i kane lejuar vetes te merren me keto vese te shemtuara shpirtrore.
Ndotjet shpirtrore te permendura me larte, i manifestojne pasojat e tyre ne pamjen e trupit tone, permes fytyrave te zbehta me plot rrudha e mrrola, permes syve te hapur e te zgurdulluar, levizjeve te qrregulluara e zerit kercneues, fjaleve te pamatura dhe paragjykimeve ndaj tjereve, duke na shemtuar gjithnje e me shume bukurine e trupit tone dhe shendetin.
Do te zinte vend te merituar, mendimi i te famshmit Shekspir, i cili ka thene: ´´ Per armikun mos ndez zjarr shume te madh, sepse vet mund te digjesh ne te´´.
Per te shpetuar nga kurthet dhe pasojat e shumta te hidherimit, zemerimit, urrejtjes dhe paragjykimeve ndaj tjereve, eshte mire qe te kemi pakez ndjese e mirekuptim ndaj njerezve, t´i trajtojme me embelsi shpirterore ata dhe te reflektojme respekt e dashuri kure komunikojme me ta.
Shpetimtari me i madh i cili na mbron qe mos te merremi me hidherimin, zemerimin, urrejtjen dhe ndotjet tjera shpirterore, eshte marrja dhe angazhimi me punet tona personale qe do ta na sjellin fat e lumturi ne jete. Po nuk vepruam keshtu, falimentojme shpirterisht e fizikisht, duke u marre me sjelljet e veprimet e tjereve dhe duke i urrejtur ata.
Secili prej nesh duhet ta dije se e shperblejme ose e ndeskojme veten, permes sjelljeve e veprimeve tona ndaj tjereve dhe rrethanave te ndryshme.
Per ta kultivuar nje rehati shpirterore qe do te na sjellte qetesi e lumturi ne jete, nuk duhet t´i trajtojme tjeret permes hidherimit, zemerimit, urrejtjes,paragjykimeve e ndotjeve tjera shpirterore.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!