Vlerat ma të shejta të shkolles shqipe po i devalvon cinizmi politik, familjarizmi dhe korrupcioni
Qendrimi perbuzes dhe talles i politikes sone ne arsim, familjarizmi dhe korrupcioni, gjithnje e me shume po ia rrenojne shejnterine, vitalitetin dhe po ia ulin moralin edukimit, arsimit, mesimit, diturise dhe shkolles shqipe, qe jane pranuar e respektuar si vlera te shejta nga shoqeria jone shqiptare dhe ajo ne bote. Cinizmi politik dhe kadrovik, gjithnjë e më shumë po deperton në shkollen shqipe, duke sjellur militant te partisë që ta udheheqin shkollen, patën e nuk patën aftësi, pervojë menagjuese e pergatitje profesionle, që ta bejne këtë udheheqje në favor të shkollës shqipe. Këta individ, më shumë janë zëdhënës të politikës në fjalë, se sa zëdhënës dhe menagjues të vlerave të vërteta e të shejta qe i posedon shkolla dhe duhet ti posedoi. Ky cinizëm mosperfillës ndaj vlerave që i posedon shkolla , po imponohet dalëngadalë në çdo pore të shkollës, besa edhe në autonominë e sajë, duke shendrruar çdo gje te shejte shkollore e univerzitare ne nje biznes banal perfitimi e ne nje plaqkitje te pameshirshme te nxenesve e te studenteve tane. Po imponohen pa kurrfar kriteri korikula apo planprograme te ndryshme, tekste e literature shkollore , per perfitime personale e klanore, po imponohet pa kurrfar kriteri menyra e regjistrimit te nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla e univerzitete publike dhe nëpër kolegje private, duke krijuar nje konkurence fallso e pa meritë ne deme te atyre nxenesve e studenteve, qe vërtetë kanë vlera, kanë talent dhe kanë vullnet e deshirë , për të bërë dije e shkencë. Ketij cinizmi politik po i shoqerohet edhe familjarzmi, kolegialiteti, farefisnia dhe korrupcioni, gjate regjistrimit, cilesimit , vleresimit, notimit dhe gjate kalueshmerise se nxeneve dhe studenteve neper shkolla e univerzitete publike dhe neper kolegje private, pa kurrfar kriteri dhe pa kurrfar merite qe duhet ta kene nxenesit e studentet ne fjale. Cinizmi politik, familjarizmi, kolegialiteti, korrupcioni, amoraliteti dita dites po ia ulin vlerat madhore e te shejta, qe i posedon dhe duhet me doemos ti posedoi edhe metej shkolla shqipe, ne nivel vendi e ne nivel kombetar. Keto cinizma me plote perbuzje e mosperfillje, po e pengojne me te madhe detyrimin qe te behet nje pune e mirefillt, e suksesshme dhe profesionale, ne procesin edukativ e mesimor, neper institucionet tona arsimore, ne nivel vendi e ne nivel kombetar. Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha e fundit te mendojme mire drejte dhe te veprojme ne favor te pasardhsve tane, qe ta kuptojme se ku do te arrijme me keto devalvime te institucioneve tona dhe kur duhet t`i themi stop ketyre gjerave negative e te shemtura kunder shkolles tone shqipe, kunder edukimit te mirfillte, mesimit, arsimit dhe dijes, si vlera te pranuara e te shejta ne nivel kombetar e botenor?! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!