Nje pershkrim i shkurter i ipersonalitetit patriotik te Mit`hat Bej Frasherit
Nuk eshte mire t`i harrojme e te mos mesojme per burrat e Atedheut dhe kontributin e tyre qe e kane dhene per kombin. Nuk eshte mire t`i harrojme e te mos mesojme per tradhtite qe ia bene e po ia bejne tradhtaret kombit. Në përkujtim të personalitetit multi dimensional te Mit`hat Frasherit, politikanit, diplomatit, dhe shkencëtarit që formoi Bibliotekën Kombëtare, gjithnje duke ëndërruar edhe ta themeloi “Albanologjinë Shqiptare”, po i sjelle disa cilesi e veprime patriotike te tij.
– Mit’hat Frashëri ishte djali i Abdyl Frashërit, i cili lindi me 15 Mars 1880 në Janinë, Shqipëri e jugut.
-Ky burr dhe dashamir i kombit, ishte njeriu që asnjëherë nuk u bë pjesë e tradhëtisë kombetare dhe shitjes se pasurise se tije.
-Mit`hat Frasheri, denoncoi shitjen e Janinës dhe Shkodrës nga Esad Pasha dhe për këtë ai dha dorëheqjen nga Qeveria e Ismail Qemalit.
-Denoncoi shitjen e Shën Naumit , Vermoshit, Plavës e Gucisë, Ulqinit, Hotit e Grudes nga mbreti Zog dhe për këtë dha dorëheqje nga pergjegjesite politike qe kishte.
-Kur u tradhëtua nga Komunistët mbas Marrëveshjes së Mukjes për luftë të përbashkët Çlirimtare Kombëtar dhe futen “Komisarët Politikë” në lëvizjen Nacional_Çlirimtare, per ta vuar atë lëvizje në shërbim të Jugosllavëve e Rusise, atëherë Mit’hat Frashëri dha përsëri dorëheqje duke shpërbërë “Ballin Kombëtar”, për të evituar një luftë civile për pushtet në mes Shqiptarëve.
-Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe shpalljen e Pavarësisë, por nuk mendojë kurr për pasuri ne dem te qeshtjes kombtare, perkundrazi pasurinë e tij e shkriu për kombin.
-Djali i Abdyl Frasherit dhe burri i madhe i kombit, nuk e shiti vendin, as interesat kombëtare por gjithe jeten luftoi per kombin e nuk e tradhtoi deri ne qastet e fundit te jetes se tij dhe vdiq i varfër në mërgim. Lexusi im i dashur, do te ishte mire per ne shqiptaret te mesojm sa ma shume, cilet ishin burrat qe e bene te pamunduren per interesa kombtare, e cilet ishin tradhtaret e tije qe nuk lane faqe te zeze pa bere, per interesat e tyre personale. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!