Njeriu per nga natyra eshte grabitqar
Sa i dhemshem eshte ky konstatim, qe ia pershkruan njeriut natyren e tije grabiteqare, ziliqare e shkaterrimtare. Kurse civilizimi i tije eshte nje triumf qe bene perpjekje te vazhdueshme, ta mbizoteroi natyren e eger dhe grabitqare te njeriut.
Civilizimi dhe natyra grabitqare e popujve te ndryshem, nuk korespondojne mes veti por kundershtohen. Tek shumica e popujve te botes, edhe tek ne shqiptaret po dominon natyra e eger grabitqare, ziliqare e shkaterrimtare, ne raport me civilizimin qe e posedojme.
Nuk do te bejme lume kurr, nuk do ta fitojme lirine, nuk do ta mbrojme ate, nuk do te zhvillohemi e perparojme derisa te mbizoteroi ne natyren tone ndjenja e grabitjes, zilise dhe shkaterrimit te asaj qe eshte pasuri e perbashket e fituar me djersen e tjereve, derisa te mbizotroi perqarja mes nesh mbi baza politike, fetare e regjionale, duke ia kthyre shpinen civilizimit njerezor, per t`i plotesuar tekat tona karieriste dhe interesat personale te nivelit ma te ulte njerezor.
Do te beje lum ai popull, ajo shoqeri, ai komb, te cilit i mbizoteron civilizimi dhe kultura e miresjelljes, mbi natyren grabitqare, ziliqare, shkaterrimtare e perqarese mes veti.
Lexuesi im i dashur, ne nderin tone eshte, qe ta luftojm me te gjitha mjetet civilizuese qe i posedojm, natyren grabitqare e te eger mes nesh, nese deshirojm te ecim ne trend me kohen dhe te nivelizohemi me njerezit e botes perparimtare. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!