Nje popull i tere, nuk eshte mire me i vare shpresat mbi politikan te korruptuar, nepotist, kuislinge e tradhtare
23. 10. 2021
Ne si popull per fatin tone te mire apo te keqe, vendosim vete me voten tone, se cilet politikan e qeveritare do ti vejme ne balle te na udheheqin, te cilet i mbrojne apo i shkaterrojne tersishte interesat tona personale, familjare, shoqerore, shtetnore e kombetare.
Per aqe sa i kritikojme t`metat e politikaneve, qeveritareve e parlamentareve qe na udheheqin dhe demet qe naj shkaktojne ata, po per aqe duhet kritikuar veten, qe ua apim voten atyre qe nuk e meritojne.
Po per aqe duhet kritikuar duartrokitjet tona e brohoritjet, qe ua bejme per favoret e tyre. Po per aqe duhet kritikuar sherbimin tone te mjere qe i sherben politikes kuislinge, qeverise kukull, tradhtareve te vendit, qe u sherben te korruptuareve, nepotisteve dhe aktereve te krimit te organizuar ne fushen e politikes, ekonomis, shendetesise, arsimit dhe drejtesis, qe i kane shkaterruar masivishte per interesa te ulta personale, familjare, grupore e partiake, aspak njerezore e aspak kombetare.
Eshte fate i rende e shume i keq per ne shqiptaret si komb, qe ti thellojme ndarjet e perqarjet, qe ta thellojme mos unitetin, mosmirekuptimin, mostolerancen, mosrespektin e mosdashurin mes nesh duke u dhene hapsire te veprojne ne kete drejtim grupe te ndryshme militantesh partiak, qe me militantizmin e tyre po u sherbejne partive te veta, e jo popullit qe ua ka dhene voten. Ne vend qe ti sherbejne atij me dije e me pune te vlefshme, me drejtesi e barazi, me vende te punes e permirsim te standardit jetesor, pa e shkaterruar pasurine e perbashket kombtare.
Fati i keqe apo i mire qofte ai, ne te shumten e rasteve, te mos them tersishte eshte ne duarte tona dhe ne jemi kreatore te fatit tone personal familjar, shoqeror e kombetar. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!