Mos e bej ate qe te poshtron e nenshtron per leverdite tua personale!
18. 07. 2021
Ata qe jemi sot, eshte pasoje e merrjes se vendimeve dje. Ato vendime qe i marrim sote, do te jemi pasoj e tyre neser.
Ky parim vlene njejte si per individin, si per familjen, si per institucionet e ndryshme kulturore, historike e shkencore, si per institucionet private e shtetnore e si per kombin dhe per shtetin ne pergjithesi.
Ne ato momente kur vendosim te marrim nje vendim, fillon edhe formesimi i jetes sone sipas permbajtjes qe e ka vendimarrja. Ato vendime qe i marrim sot, atë permbajtje e ka fati apo fatkeqesia jone neser. Faren qe e mbjellim gjate jetes, frytet e saje ia korrim me kohen, ne dhe pasardhesit tane.
Nese kujdesemi se cfar fare po mbjellim, do ti vjelim frytet e embla dhe te shishme, e nuk do te korrim barishta helmuse e barishta me gjemba nga pakujdesia gjate mbjelljes.
“Kosova ndoshta nuk do te ekzistonte sot pa vizionin dhe kombenguljen e Presidentit Rugova. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosoves ishte me fat qe e kishte atë si udheheqes”, Riçard Hollbruk, mik i shqiptareve.
Kure te zezes i thojne e bardhe te bardhes e zeze, nuk behet fjale per te verteten e nje realiteti, i cili ka ndodh e po ndodh. E bardha dhe e zeza eshte pjese ku më shume e ku më pak mes partive te ndryshme politike e gjetiu ne Kosove e ne trojet shqiptare, si mes PDK-es, LDK-es, AAK-es, VV-es, etj dhe mes dy forcave te armatosura si mes FARK-ut e UÇK-es dikur, e partive dhe personaliteteve tjera qe jane involvuar per ta vuar ne drite fatin e kombit shqiptar.
Akteret qe u perkasin ketyre asociacioneve ne fjale dhe i perkrahun apo i kundershtojne e bejne perpjekje ta nxjerrin me çdo kusht si te shejte dhe pa t`meta e gabime atë asociacion, te cilit edhe i takojne, gabojne shume rende dhe sjellin deme te pergjithshme ne qeshtjen tone kombtare, ne qeshtjen e unitetit dhe e frenojne apsolutisht progresivitetin dhe zgjidhjen e duhur te qeshtjes son kombtare shqiptare, ende te pazgjidhur.
Kur e them kete mendim, kam bindjen time personale se asnjeri subjekt i permendur më larte nuk ishte e nuk eshte tersishte i shejte, as tersisht i pavlere, por tek secili prezentojne vlerat dhe antivlerat, ku më shume e ku më pak. Po te ishin te shejte akteret ne fjale nuk do ta kishim kete gjendje te mjere ne shqiptaret si komb, nuk do ta kishim ne kete nivel ekonomine, shendetesine, arsimin, edukimin, drejtesine e fusha tjere me rendesi jetike per kombin.
Nuk do ta kishim kete varferi, kete papunsi dhe nuk do te na ikte rinija nga atedheu, per ta gjete kafshaten e bukes rrugeve te botes. Nuk do te ishim te ndare e te perqar mbi baza fetare, politike e regjionale dhe nuk do te kishim mbete te coptuar ne gjashte pjese. Kater pjese te pushtuara nen qizmen e serbeve, malazezeve, maqedoneve dhe grekeve. Dy pjese nen diktatin e nje elite shtetnore, qe e ka kap shtetin per dy dekada me radhe dhe nuk e lejon te merr fryme lirshem duke personalizuar aparatin shtetnor, pronen e perbashket dhe duke lejuar korrupcionin me te madh ne trojet tona, duke lejuar nepotizmin marrezishte dhe duke lejuar krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetesor, juridik e ku jo tjeter.
Ketyre dukurive te shumtuara, dikush po u thote jane dukuri te bardha e dikush po u thot dukuri te zeza. Ndersa e verteta e hidhur po perjetohet ne lekuren e popullit. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!