Arsimi yne kombtar eshte kapur e ngulfate tersishte nga politika dhe militantet e saj
15. 05. 2021
Kater dekada i kalova ne arsim dhe per qudi ne te gjitha dekadat, ministria e arsimit, drejtorite komunale te arsimit, drejtorite e shkollave, qerdhet e entet parashkollore kane qene te mbuluara me miltante partiak qe ishin me te besuarit e partive te veta ne pushtet. Rralle dhe ate shume rralle figuronte neper keto mese ndoj pedagog apo ndoj psikolog, pra dhene nje shkelem i forte profesionalizmit ne arsim, dominuar nga politika e militantet politiuk. Fatkeqesishte ende po vazhdon ne arsim kjo mortaj e keqe politike!
Keto mese qe i permenda me larte, per qudi jane dominuar nga matematicient, fiziciente, kimiste, gjuhtar, histoerian, biolog, gjeograf, politikolog, juriste dhe ingjinier e nuk jane dominuar nga pedagog qe e kane studjuar pedagogjine e cila i ka pergatit gjate periudhes se studimeve te jene profesionist e eksperte te arsimit, sepaku ma profesionist e ma ekspert se te gjithe ata qe u permenden me larte, pa e mohuar vleren e tyre profesionale per te cilen jane shkolluar e pergatit si ekspert te fushave perkatese e jo assesi si ekspert te politikes arsimore, si eksper te udheheqesise ne arsim, si ekspert te trajnimeve, si ekspert te hartimit e perpilimit te planprogrameve mesimorete, si ekspert te hartimit e perpilimit te teksteve e literatures shkollor, si ekspert te perzgjedhjes se mjeteve mesimore, si ekspert te perpilimit te testeve te cilesimit te nxenesve e gjetiu.
E njejta djallezi eshte ushtruar edhe me trajneret e trajnimit te mesimdhenesve, e kapur tersishte dhe e ngulfatur nga politika dhe militantet politik te partive ne pushtet, ku per trajner te mesimdhenesve dominonin apsolutishte te gjithe ata qe nuk ishin profesioniste te kesaj qeshtje, e nuk dminonin pedagoget ne radhe te par, te cilet jane kompetente per keto qeshtje organizative ne procesin mesimor ne pergjithesi dhe per qeshtje organizative te mesimdhenjes e mesimnxenjes ne vecanti, ma shume se te gjitha ata qe kane patur fatin ti trajnojne koleget e vete me te njejta dispozita intelektuale e profesionale.
Une e kam krijuar bindjen time personale e profesionale si profesionist teorik e praktik i arsimit, se te gjitha keto deshtime qe i kane ndodhe e po i ndodhin edukimit dhe arsimit tone, jane shkak dhe posoj e ngulfatjes politike te edukimit dhe arsimit tone ne te gjitha segmentet e tij. Pa u bere shkapja e ngulfatja e edukimit dhe arsimit tone nga politika dhe militantet politik, qe nga ministria, drejtorite komunale, drejtorite e shkollave dhe nga akteret jo profesionist te trajnimit te mesimdhenesve, do te na percjellin sistematikishte deshtimet dhe do te na rezervojne sigurt vendin e fundit ne PISA. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!