Po bejme jete sipas Ligjit te Xhunglles apo pakez ma ndryshe
29. 04. 2020
Sipas Ligjit te xhunglles po fitojka forca, e kombinuar me agresivitetin dhe maskimin. Maskimi qenka strategji per ti zene pusi prese, te mos kete mundesi ajo, ti shpetoi pusise. Kete konstatim e nxora, nga pervoja qe e fitova gjate percjelljes se nje emisioni ne Explorer Natyra.
Ne kete emision pashe luaj e luanesha, tigra e tigresha, arinje, ujqe, qakej e dhelpra, qe mbeshteteshin ne fuqine, agresivitetin dhe maskimin, per t’i zene pusi prese, te mos kete mundesi te iku viktima. E kush na çenka viktima ma e madhe?! Per çudi gjallesa ma e pafajshme, ma e mire, ma e urte dhe ma ebukur, dreni e drenusha, qe kullosnin bari, te cilin ua ka dhuruar natyra dhe fusha.
Pas ketije emisioni trondites, e mora veten dhe erdha ne perfundim, se ky qenka Ligji i Xhunglles, i cili nuk mbeshtetet ne Ligjin e miresjelljes, meshires e te drejtesise, por ne Ligjin e forces , agresivitetit dhe maskimit, si nje menyre e vetme per te jetuar luajte e luaneshat, tigrat e tigreshat, arinjte ujqerit, qakejte dhe dhelprat.
Fillova me veshtrimin tim analitik dhe e pyta veten i shqetesuar: Athu mos po bartet Ligji i Xhunglles edhe neper meset e ndryshme njerezore?!
Nese e analizojme sa do pak kete realitet njerezor, shume gjera vertete i gjasojne Ligjit te Xhunglles, edhe pse nuk i shkojne per shtati fare, ligjeve dhe parimeve te natyrshme te miresjelljes njerezore, te cilat qendrojne pezull mbi kokat tona dhe na presin t’i kuptojme dhe t’i jetesojme ato ne realitetin njerezor.
Po t’ia bejme nje veshtrim analitik realitetit qe e ka perfshire politiken, drejtesine, mjekesine, ekonomine, arsimin, bujqesine, tregetine dhe biznesin, do te na dalin rezultatet befasuese e rrenqethese, sepse edhe ne keto fusha ka filluar te depertoi Ligji i Xhunglles.
Lexuesi im i dashur, kujdese te shtuar kur t’i besh vizite vendeve te Xhunglles, sepse do te kaperdihesh pameshirshem, sa qele e mshele syte, nga luaj e luanesha, nga tigra e tigresha dhe arinje, ujqer, qakej e dhelpra! I juaj, mësuesi Isë – e. pr
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!